LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° partlycloudy_night

Në ITP Prizren mbyllet “Startup Bootcamp”, hapet thirrja për inkubatorin “Idea-to-Scale”

Në ITP Prizren mbyllet “Startup Bootcamp”, hapet thirrja për inkubatorin “Idea-to-Scale”

Makerspace Innovation Center Prizren me qendër në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) ka njoftuar se është përmbyllur aktiviteti edukativ treditor “Startup Bootcamp”. Si rrjedhojë është publikuar edhe thirrja për edicionin e tretë të inkubatorit të bizneseve start-up “Idea-to-Scale”.

Sipas organizatorëve, ngjarja e vetme e karakterit të tillë në Prizren e më gjerë, ka mundësuar që pjesëmarrësit ti zhvillojnë edhe më tej idetë e tyre të biznesit.

Në ditën e fundit të aktivitetit, sipas njoftimit në rrjetet sociale, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të mësojnë dhe të ushtrojnë artin e shpalosjes së idesë së biznesit, duke përgatitur prezantimet e tyre për paraqitje në platforma të ndryshme.


“Entuziazmi, energjia dhe idetë inovative që kemi parë këto ditë janë dëshmi e potencialit të madh të ekosistemit tonë të startup-eve. Mezi presim të shohim sesi këto ide do të rriten dhe të zhvillohen më tej!”, thuhet në njoftimin e Makerspace Innovation Center Prizren, raporton Telegrafi.

Aty gjithashtu është theksuar se në kuadër të këtij eventi, zyrtarisht është lansuar edicioni i tretë i inkubatorit të bizneseve “Idea-to-Scale”, që do të mbështesë startup-et në rrugëtimin e tyre nga ideja deri në rritje.

“Idea-to-Scale” është një program inkubacioni 6-mujor që mbështet startup-et në fazat e hershme përmes mentorimit, trajnimeve praktike, hapësirës së punës dhe rrjetëzimit.

Edicioni i tretë, sipas Makerspace Innovation Center Prizren, mirëpret ndërmarrësit e rinj për të validuar idetë, forcuar modelet e biznesit dhe eksploruar mundësitë e financimit.

“Pjesëmarrësit do të punojnë me shembuj praktik, do të përmirësojnë strategjitë financiare dhe të marketingut dhe do të zhvillojnë produktet e tyre me udhëzimin e ekspertëve. Me një hapësirë të dedikuar pune dhe qasje të drejtpërdrejtë tek mentorët, investitorët dhe aktorët kyç të industrisë, “Idea-to-Scale” ofron mjetet dhe lidhjet e nevojshme për rritje”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Edicion i tretë i këtij programi synon të sjellë një qasje edhe më të fokusuar drejt zhvillimit të zgjidhjeve inovative që adresojnë sfida të rëndësishme të tregut dhe të komunitetit.

Programi zbatohet nga Makerspace Innovation Center Prizren dhe mbështetet nga GIZ Kosovo, ITP Prizren dhe Komuna e Prizrenit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Magazina
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori