LAJMI I FUNDIT:

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

Mbappe nëpërkëmbë Man Cityn me het-trikun e tij për ta eliminuar nga Liga e Kampionëve

Real Madridi e ka eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve qysh në play-off, pasi madrilenët triumfuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0.

Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi me një super gol, duke paraboluar portierin Ederson me një asistim të Raul Asencios.


Madrilenët vazhduan me dominim edhe më tej, duke mos lënë hapësira për skuadrën mysafire.

Por, Mbappe sërish gjeti hapësirë në defanzivën e e Cityt, ndërsa kësaj radhe u asistua prej Rodrygos.

Francezi bëri lëvizje mashtruese, duke lënë mbrojtësit e Cityt të ngrirë, ndërsa shënoi me lehtësi në portën e Ederson.

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes
Lexo po ashtu Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Me kaq përfunduan 45 minutat e parë, derisa edhe në pjesën e dytë ishte dominimi i vendasve.

Në minutën e 60-të, Mbappe kompletoi het-trikun e tij, për rezultatin 3-0, duke i dhënë goditjen e fundit kampionit të Ligës Premier.

Manchester City ia doli të realizonte golin e nderit me anë të Nicos në minutën e 90+2-të për rezultatin 3-1, ndërsa u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Të premten (21 shkurt), Real Madridi do të mësojë emrin e kundërshtarit që e pret në 1/8 e finales, ndërsa do të jetë Atletico Madridi ose Bayer Leverkuseni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori