Poezi nga: Mahmoud Darwish
Përktheu: Roland Gjoza
Ai është i heshtur dhe unë jam i heshtur
Ai pi çaj me limon dhe unë pi kafe
Ky është ndryshimi i vetëm
Ka veshur si unë një këmishë të gjërë me vija
Lexon si unë gazetën e mbrëmjes
Ai nuk më sheh kur unë e shoh vjedhurazi
Unë nuk e shoh kur ai më sheh vjedhurazi
Ai është i heshtur dhe unë jam i heshtur
Ai e pyet kamerierin për diçka
Dhe unë e pyes kamerierin për diçka
Një mace e zezë kalon midis nesh
E ndiej mesnatën gjer në rrëzë të flokëve
Dhe ai e ndjen mesnatën gjer në rrëzë të flokëve
Nuk i them; Qielli sot
Ka qenë i kthjellët dhe blu
Nuk më thotë; Qielli sot
Ka qenë i kthjellët dhe blu.
Ai i shikuar dhe unë që e shikoj
Unë i shikuar dhe ai që më shikon
Unë lëviz këmbën e majtë
Ai lëviz këmbën e djathtë
Unë këndoj një këngë
Dhe ai këndon të njëjtën këngë.
Pyes veten; Mos është ai pasqyra ku shihem?
Dhe e shoh në sy, por nuk shoh njeri.
Dal me nxitim nga kafeneja
Duke menduar se ai është një vrasës
Ose një kalimtar që mendon se është një vrasës
Ai ka frikë dhe unë kam frikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!

Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit