LAJMI I FUNDIT:

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony thyen heshtjen pas largimit nga Man United dhe i çon një mesazh tifozëve

Antony ka thyer heshtjen e tij për herë të parë që prej se u largua nga Manchester United, pasi vazhdoi formën e tij të mirë tek Real Betis. 

United shpenzoi 86 milionë euro për ta transferuar Antony nga Ajaxi në vitin 2022, por pavarësisht se punoi nën urdhrat e Erik Ten Hag më parë, ai shënoi vetëm 12 gola në 96 ndeshje në ‘Old Trafford’. 

Antony, i cili dështoi të shënonte për më shumë se një vit, pati vështirësi të marrë minuta tek trajneri i ri Ruben Amorim, i cili e lejoi t’i bashkohet Betisit si huazim në janar. 


24-vjeçari megjithatë e ka gjetur veten për mrekulli në Spanjë. Pasi asistoi tek Isco në debutimin e tij, Antony u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në duelet ndaj Athletic Bilbao dhe Celta Vigo.

 

Reprezentuesi brazilian shënoi golin e parë me Betisin ndaj Celta Vigos teksa të dytin e gjeit ndaj Gent në Ligën e Konferencës. 

Ai tashmë ka reaguar për këtë gol të shënuar dhe për fitoren e rëndësishme të ekipit, duke u shprehur se sa shumë po e shijon jetën në ambientet e reja. 

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
Lexo po ashtu Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

“Në zemrën time e dija se do të isha shumë i lumtur tek Betisi, isha i sigurt për këtë. Kjo fitore shkon për tigozët, ata nuk ndalojnë kurrë së mbështeturi neve”, ka thënë Antony. 

Ani pse ende ka kontratë me United deri në vitin 2027, Antony mund të përfundojë tek Betisi përtej këtij sezoni nëse vazhdon me paraqitje të tilla./Telegrafi/