LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë “menjëherë”

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë “menjëherë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën në mëngjes.

Telefonata, e cila është biseda e parë e njohur midis presidentëve që kur Trump mori detyrën muajin e kaluar, erdhi një ditë pasi Rusia liroi një amerikan të burgosur në vend, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët e administratës Trump thanë se shpresonin se biseda mund të paraqesë përpjekje të reja për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i cili do të hyjë në vitin e tij të katërt.


Dhe lidhur me këtë, Trump ka shkruar: “Ne diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Energjinë, Inteligjencën Artificiale, fuqinë e dollarit dhe tema të tjera të ndryshme”.

Trump kishte sinjalizuar për javë të tëra dëshirën e tij për të folur me Putinin ndërsa ai punon për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

“Ne ramë dakord të punonim së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar presidentin Zelensky, të Ukrainës, për ta informuar atë për bisedën, diçka që unë do ta bëj tani”, shkroi Trump.

Paraardhësi i tij, presidenti Joe Biden, nuk kishte folur me homologun e tij rus për gati tre vjet.

Ndryshe, njoftimi për bisedën ndërmjet tyre ka ardhur në ditën kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka folur pas takimit të tij të parë me anëtarët e NATO-s.

Zyrtari amerikan ka deklaruar se duhet bërë çdo gjë që të ndalet gjakderdhja në Ukrainë.

“Duhet të ndalojë derdhja e gjakut”, deklaroi ai, duke shtuar se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron ta përfundojë luftën përmes diplomacisë.

Në komentet që padyshim do të shkaktojnë tronditje në Ukrainë dhe Evropë, Hegseth thotë se është jo-realiste që Kievi të kthehet në kufijtë para vitit 2014.

“Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një rezultat realistik i një marrëveshjeje të negociuar”, shton ai.

Për ta sqaruar, ka thënë ai, si pjesë e çdo garancie sigurie, “ne nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
Kalo në kategori