LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët

Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët

Policia, Prokuroria e Shtetit, KQZ, KFOR, OSBE, EULEX, zyrtarë të Ambasadës Amerikane, e të zyrës së BE në Kosovë kanë mbajtur një takim të përbashkët, për të diskutuar planin operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Kosovë.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, për ofrimin e sigurisë dhe mbarë-mbajtjes së procesit zgjedhor.

“Përveç tjerash, ky plan parasheh bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”– thuhet në njoftim.


Policia ka inkurajuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet kompetente dhe të raportojnë për çdo rast të dyshimtë që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit”– thuhet në komunikatë.

Zgjedhjet nacionale në Kosovë mbahen të dielën me 09.02.2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori