LAJMI I FUNDIT:

Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Fushata zgjedhore e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët nis me kritika të ashpëra ndaj Kurtit

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, sot kanë bërë hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në prezencën e qindra simpatizantëve, fushata nisi me antonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror.

Kryetari dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti në hapjen e fushatës në Prishtinë.


Ai ka thënë se Kurti është mashtrues dhe argat i Serbisë e Rusisë, teksa ka kërkuar të largohet nga pushteti.

“E vërteta është kështu, në kohëra të shtira të popullit tonë janë kriju njerëz të mëdhenj – e do janë gjallë e do të vdekur, që ja kanë sjellë lirinë këtij vendi. Kur vjen koha e mirë Albin Kurti është njeri i ligë, klika e tij janë njerëz të lig. E njerëzit e ligje bijnë kohën e keqe, e masnej duhen njerëz të zotë, dhe ja ku i keni njerëzit e zotë. Duhet me largu mashtuesin për me fitu Kosova. Pse duhet me hjek? Mashtruesin duam me hek se duam siguri të plotë e të përjetshme, dojmë NATO e miqësi me Amerikën, prandaj duam hjek mashtruesin. Nuk dojmë me ba lojna me siguri nacionale pas shpinës së aleatëve e në interes të Rusisë e Serbisë nga argati i tyre. Shko Albin, Shko Nagip, Shko Dejonë – se s’dojmë me na vjedh”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje tha se Kurti e ka poshtëruar nderin e UÇK-së.

“Shko se neve nuk na vjen marre që kemi qenë në UÇK. Shko, se e ke fyer e poshtëruar nderin e luftëtarit të lirisë. Ti je mercenar, nuk ka mercenar në UÇK”, tha Haradinaj.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj e nisi fjalimin me veprat që ia atribuon meritë të qeverisjeve të mëhershme ku ka qenë pjesë.

“Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë. Haradinaj, ne e shumë rreth tij, kudo që jemi futur i kemi sjellë fitore Kosovës, vepra, e jemi bashkuar për t’i vazhduar veprat për Kosovën. Ne bëmë ligjin e ushtrisë, dhe koha është që ushtrinë ta çojmë në NATO – dhe ky koalicion do ta bëjë. Ne bëmë autostradën Arben Xhaferi”, tha Limaj.

E kandidati për deputet, Ardian Gjini, foli për konceptin e “Kosovës Fituese” derisa akuzoi Qeverinë Kurti si “mburoj të korrupsionit”.

“Deri sot e kemi një qeveri e cila flet e s’bën asgjë – e ne me Kosovën fituese kemi me i kry punët…Krejtve ua len fajet, e krejt fajet i ka vetë”, tha ai.

“Kosova fituese nuk është një vend ku qeveria e mbrron korrupsionin. Kurrëkush s’ka fol për korrupsionin më shumë se Albin Kurtit, e për katër vjet i ka krejt në korrupsion e i ka bë mburoj. E ka pa luftën kundër korrupsionit si luftë kundër tjerëve, si luftë kundër kundërshtarëve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës

“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës

Siguri
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit

Lajme
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës

Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës

Politikë
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor

Kronika e Zezë
U vetëdorëzua në polici së bashku me të vëllain: Si e organizonte trafikun e drogës Kreshnik Farruku

U vetëdorëzua në polici së bashku me të vëllain: Si e organizonte trafikun e drogës Kreshnik Farruku

Lajme
Kalo në kategori