LAJMI I FUNDIT:

Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi

Trajtimi kirurgjik i mbipeshës – ku dallon ngushtimi i lukthit nga bypass-i i stomakut? Flet doktor Krasniqi

Doktor Shkodran Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me trajtimin kirurgjikal të mbipeshës.

Ai ka folur për ngushtimin e lukthit dhe bypass-in e stomakut, gjersa ka treguar se ky dallojnë këto dy ndërhyrje.

“Lukthi është si një zorrë e zgjeruar dhe ngushtohet me pajise kirurgjike, ku largohet 80 për qind e masës së lukthit dhe me këtë pastaj pacientët nuk mund të marrin sasi të madhe të ushqimit, por vetëm porcione të vogla. Te by-pass i lukthit, lukthi prapë zvogëlohet, por që është inaktiv, mbetet në organizëm dhe nuk largohet.


Edhe shkurtohen zorrët, ndërsa pjesa tjetër e zorrëve që thash shkurtohen mbeten në organizëm por janë in-aktive”, tha ai.

Krasniqi tutje përmendi një dallim tjetër kirurgjikal të këtyre dy ndërhyrjeve për trajtimin e mbipeshës.

“Është edhe një dallim esencial sepse te ngushtimi i lukthit është metodë ireversibile, nuk mundesh ma me kthy qysh ka qenë. Ndërkaq, te ‘by pass’ i lukthit është metodë reversibile dhe nëse pacienti ka ankesa të shumta mundet prapë mu kthy normaliteti i anatomisë”, tha ai.

Podcastin e plotë lidhur me trajtimin kirurgjikal të mbipeshës, ngushtimit të lukthit, by-passit të zorrëve, pastaj ruajtjes së domosdoshme pas ndërhyrjeve, e kontrolleve mjekësore mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/