LAJMI I FUNDIT:

Intelegjenca Artificiale – praktikat më të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Intelegjenca Artificiale – praktikat më të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Intelegjenca Artificale, ose shkurt AI në anglisht, është një temë e vazhdueshme diskutimi në dy vitet e fundit, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidere në invoacionin e kësaj tekonologjie.

Nëpërmjet programit TV Coop të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, gazetari Xhemajl Rexha dhe kameramani Agron Berisha, më herët gjatë këtij viti kanë folur me ekspertë të fushave të ndryshme në Boston, Austin dhe New York.

AI po përdoret për të ofruar shërbime më të mira në qeverisjen lokale të Bostonit, ku qytetarëve u ofrohen përmbledhje të gjeneruara nga intelegjenca artificale, për të kuptuar më shpejt e më mirë vendimet që i marrin të zgjedhurit e tyre. Në Austin, ndërkaq qytetarët mund të lajmërojnë autoritetet lokale për rrugë të prishura, ose probleme tjera nëpërmjet aplikacioneve të AI.


Në media, AI në SHBA përdoret për të shkurtuar kohën e punës për të gjeneruar përmbledhje të dhënash, ose analizuar dokumente të natyrave ekonomike e ligjore. Mediat janë të obliguara që të njoftojnë lexuesit/shikuesit, kur një përmbajtje është e gjeneruar me AI.

Disa modalitete të AI përdoren në SHBA për t’i bërë robotët që të kryejnë punë të ndryshme, që për njerëzit konsiderohen montone, por edhe për të ndihmuar mjekët në sallë operacioni.

Në Universitetin e Texasit në Austin, po zhvillohet një aplikacion që ndihmon në paralajmërimin e tërmeteve, kurse në kompaninë Austin Energy aplikacionet e AI ndihmojnë në detektimin e tymit dhe zjarrit, që e bën më efikas intervenimin.

Në New York, kompania Pactum AI e ka krijuar në chat-bot që kryen negociata me furnitorët,për t’I bërë marrëveshjet më të dobishme e pranueshme për të dyja palët.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni emisionin në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Kalo në kategori