LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati bëhen bashkë, shprehin gatishmëri për t’i ofruar banim dhe mirëqenie këngëtares Parashqevi Simaku

Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati bëhen bashkë, shprehin gatishmëri për t’i ofruar banim dhe mirëqenie këngëtares Parashqevi Simaku

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, për të diskutuar gjendjen e rëndë të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.

Gjatë këtij takimi, Syla informoi në detaje Pacollin dhe Kastratin mbi situatën aktuale të këngëtares, e cila është në kushte të vështira.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur gatishmërinë e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacionit “Behgjet Pacolli” për të ofruar një shtëpi për Parashqevi Simakun dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri. Pacolli theksoi se kjo do të përfshinte gjithashtu sigurimin e një punësimi të përshtatshëm ose një pension mujor për këngëtaren.


“Kjo është një mundësi për shoqërinë tonë të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

Kjo nismë vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën Parashqevi Simaku ka jetuar jashtë vëmendjes publike, ndërsa një video e shpërndarë së fundmi ka ngjallur kuriozitet dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale për gjendjen e saj shëndetësore dhe personale. Parashqevi Simaku, e njohur për kontributin e saj të çmuar në muzikën shqiptare, ka kaluar një periudhë të vështirë pas largimit nga vendlindja dhe jetesës në SHBA, ku ka punuar si këngëtare në restorante shqiptare.

“Jam e detyruar ta bëj”, intervista e fundit televizive e Parashqevi Simakut për mediat shqiptare ku rrëfente jetën e vështirë në Amerikë
Lexo po ashtu “Jam e detyruar ta bëj”, intervista e fundit televizive e Parashqevi Simakut për mediat shqiptare ku rrëfente jetën e vështirë në Amerikë

Gjatë viteve, këngëtarja ka përjetuar disa vështirësi, duke përfshirë ndarjen nga bashkëshorti dhe humbjen e nënës, një ngjarje që e ka lënë me një hidhërim të thellë. Sidoqoftë, me këtë hap të Fondacionit dhe Shoqatës, Parashqevi Simaku ka një mundësi të re për një mbështetje të qëndrueshme, që mund të lehtësojë jetën e saj dhe të sigurojë një të ardhme më të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

‘Skandali’ i Jozit me Gjestin, Yllka Gashi: Nëse e toleroni edhe këtë term, Big Brother nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës

Magazina
Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori