LAJMI I FUNDIT:

Doktor Raif Çavolli i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje  

Doktor Raif Çavolli i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje  

Kirurgu kardiovaskular Raif Çavolli i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu bën të ditur LVV në një postim në Facebook.

“Me një karrierë të shquar në fushën e mjekësisë kardiovaskulare, Dr. Raif Çavolli sjell përvojë të pasur dhe integritet profesional në radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si një kirurg i mirënjohur, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në shpëtimin e jetëve, por edhe në avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Shqipëri, duke udhëhequr me sukses klinika dhe ekipe mjekësore.


Dr. Çavolli është një figurë e njohur dhe e respektuar, veçanërisht për qytetarët e Pejës, duke ardhur nga një familje me traditë të gjatë në mjekësi. Me përkushtimin dhe angazhimin e tij, ai përfaqëson modelin e një profesionisti që punon për të mirën e përgjithshme dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Angazhimi i Dr. Çavollit në Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk do të pasurojë vetëm vizionin tonë për një shëndetësi më të fortë, por do të jetë edhe një shtysë për qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori