LAJMI I FUNDIT:

Sir Alex Ferguson zbulon se si ka refuzuar tri klube angleze për Man Unitedin – mes tyre rivali i madh

Sir Alex Ferguson zbulon se si ka refuzuar tri klube angleze për Man Unitedin – mes tyre rivali i madh

Sir Alex Ferguson ka zbuluar se ai ka refuzuar tri klube angleze para se të merrte drejtimin e Manchester United.

Ferguson fillimisht bëri emër tek Aberdeen, duke fituar tri herë kampionatin skocez dhe Kupën Evropiane.

Ai më pas mori drejtimin e Unitedit në vitin 1986 dhe fitoi 13 tituj të Ligës Premier dhe dy të Ligës së Kampionëve para pensionimit të tij në vitin 2013.


Por gjërat kanë mundur të jenë shumë më ndryshe, pasi sipas Ferguson, ai ka pasur oferta nga rivalët Arsenal dhe Tottenham teksa kishte edhe një nga Wolvesi.

“E refuzova Arsenalin dhe e refuzova gjithashtu Wolverhampton Wanderers dhe Tottenhamin”, ka thënë Ferguson në një episod të Ally’s Social Club në TNT Sports.

“I kam thënë shefit të Aberdeenit se ndoshta është koha që unë të largohem dhe ai më tha ‘mos flit kështu’. Ju duhet të shkoni vetëm tek një klub – Manchester United. Kurrë nuk u lëkunda deri sa erdhi ajo ofertë”.

“Mund të them se kishte shumë frikë për këtë. Të udhëtoja atë mëngjes, në avion me Martin Edwards dhe avokatin Maurice Watkins. Po bëja shumë pyetja dhe nuk po merrja përgjigjet”, përfundoi Ferguson.

Pas pensionimit të tij, Ferguson shërbeu si drejtor dhe ambasador i klubit ani pse kontrata e tij 2 milionëshe tashmë është anuluar pas nëj takimi sy me sy me Sir Jim Ratcliffe.

Ky vendim është marrë si masë e uljes së kostos së shpenzimeve dhe ani pse Ferguson e ka marrë lajmin miqësisht, kjo lëvizje u diskutua me shumë kritika nga tifozët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

Real Madridi dështoi ta kompletojë ‘blerjen e ëndrrave’ të Zidane – klubi tashmë është penduar

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

Zidane refuzoi transferimin e Neymarit pasi mësoi se ai nuk mund të luante me yllin e Real Madridit

La Liga
Tuchel mund ta ‘përjashtojë lojtarin kyç të Anglisë nëse ai nuk përmirësohet së shpejti

Tuchel mund ta ‘përjashtojë lojtarin kyç të Anglisë nëse ai nuk përmirësohet së shpejti

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Ligat tjera
Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Po shkëlqen këtë sezon me Ipswichin – Aro Muric portieri më i vlerësuar në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori