Nxënësit e Eko klubeve të shkollave të mesme të larta të Prizrenit në kuadër të ciklit të debateve të gjelbra të organizuara nga OJQ EC Ma Ndryshe kanë diskutuar me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj për sfidat mjedisore dhe projektet e realizuara për adresimin e tyre.
Nxënësit nga Eko klubet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, gjimnazit “Remzi Ademaj”, shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni”, shkollës së muzikës “Lorenc Antoni” dhe shkollës “Ymer Prizreni” kanë shpalosur aktivitetet e realizuara nga ta si dhe projektet e jetësuara mjedisore në këto institucione arsimore, raporton Telegrafi.
Pas dëgjimit të këtyre prezantimeve, kryetari Totaj ka njoftuar të pranishmit lidhur me projektet mjedisore të Komunës me anë të cilave synohet krijimi i Prizrenit të Gjelbër.
“Sfidat mjedisore janë të mëdha. Mirëpo ka dy opsione se si ti adresojmë ato, prej lartë-poshtë dhe prej poshtë-lartë. Detyra jonë është të veprojmë prej poshtë-lartë, d.m.th me nis prej nivelit personal, ku secili prej nesh, me mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit japim një shembull të mirë se si duhet kujdesur për mjedisin”, ka thënë Totaj.
Në cilësinë e vendimmarrësit ai ka theksuar se në këtë aspekt duhet pasur parasysh edhe baraspeshën mes mbrojtjes së mjedisit dhe nevojës për investime dhe zhvillim, ngase nevojitet krijimi i kushteve për mirëqenien e njerëzve.
Në të njëjtën kohë ka pohuar se Komuna me mundësitë e kufizuara financiare ka realizuar investime në projekte mjedisore, përfshirë rregullimin e parqeve dhe krijimin e hapësirave të gjelbra, pastaj instalimin e ndriçimit publik me energji solare, bashkëpunimin me KRM “Eco Regjionin” për mbledhjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, modernizimin e trafikut urban, etj.
“Çdo veprim që e bëjmë në korrelacion me natyrën kudo që jemi duke jetuar e jep një mesazh në drejtim të tentimit për ta mbrojtur mjedisin. Tek e fundit është një tregues i nivelit të kulturës dhe nivelit të vetëdijesimit që kemi rreth domosdoshmërisë së veprimeve tona në drejtim të mbrojtjes së mjedisit edhe lënies së një trashëgimie të duhur për gjeneratat e reja”, është shprehur Totaj.
Në anën tjetër Kaltrinë Kolukaj nga EC Ma Ndryshe ka shpjeguar se qëllimi i organizimit të “Green Talks” mes nxënësve të shkollave të mesme të larta dhe kryetarit të komunës është inkurajimi i dialogut dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje për çështjet mjedisore që prekin komunitetin e tyre, raporton Telegrafi.
“Në këtë formë kontribuohet për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me problemet lokale dhe globale të mjedisit, duke nxitur zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së jetesës”, ka thënë ajo.
Kolukaj ka shtuar se këto debate u japin mundësi të rinjve të ndajnë idetë dhe propozimet e tyre me autoritetet lokale, duke forcuar bashkëpunimin për të ndikuar në politikat mjedisore të komunës.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Eko Shkolla që financohet prej Caritasit Zviceran në Kosovë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Produktet e Prizrenit prezantohen në Festivalin Global Shqiptar të Gastronomisë në Berlin
Skaj Sessions mbyll edicionin e sivjetmë në Kino Lumbardhi me Rita Braga dhe Blla Blla Blla…
Vetëvendosja në Prizren kundërshton propozimin për përbërjen e komisionit, por pretendimet e saj cilësohen si propagandë për diskreditim
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamjet janë dramatike, raportohet për disa të vdekur – përmbytje të mëdha nga stuhitë e forta të shiut në disa pjesë të Bosnjës
Izrael-Iran: Në luftë - fjalët dhe imazhet janë po aq armë sa plumbat dhe bombat
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije
“Xhensila, ti je?” – Bora Zemani ‘goditet’ me komente mbi pamjen e saj në fotografitë e fundit
Barcelona po planifikon një ofertë befasuese për transferimin e yllit të Man United
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?