Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ka sjellë sërish përplasje mes pozitës dhe opozitës.
Ikja e mjekëve dhe shërbimet tjera shëndetësore, kanë përplasur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Deputeti Haxhiu ka thënë se deri më 1 qershor 2024, mbi 3,860 profesionistë shëndetësor kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, dhe se shumë të tjerë janë transferuar nga sektori publik në atë privat, duke krijuar një situatë alarmante për sistemin shëndetësor të Kosovës.
“Ikja e profesionistëve shëndetësor është shndërruar në një dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka thënë se ky fenomen do të mund të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor nëse vazhdohet me këtë ritëm, transmeton Telegrafi.
Për këtë situatë, ai ka thënë se është shkak i keqqeverisjes dhe paaftësisë së qeverisë, duke përmendur se statuti i SHSKUK-së parashikon mbylljen e disa shërbimeve në spitalet regjionale.
“Paaftësia e qeverisë, keqqeverisja në shëndetësi, korrupsioni kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në shëndetësinë tonë. Listat e gjata të pritjes për operacione dhe procedura diagnostikuese, buxheti për trajtim jashtë vendit i pamjaftueshëm për kërkesat që janë, mungesa e barnave etj më nuk përbënë lajm për këtë qeveri dhe këtë menaxhim të shëndetësisë”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka shtuar se rritja e buxhetit për barnat është në sinkron me rritjen e hajnisë dhe korrupsionit në shëndetësi.
Deputeti i PDK-së ka përmendur edhe renovimet dhe fasadimet që janë bërë në disa prej klinikave të QKUK-së.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia ka thënë se deputeti Haxhiu tha shumë të pavërteta.
“Deputeti Haxhiu tha disa të pavërteta. Me gjysmë informacioni ose me informacione të pasakta me dalë me vjell vrer këtu e më thanë të pavërteta nuk është korrekte”, tha Vitia.
Lidhur me akuzat për ikjen e mjekëve, Vitia tha se në 7 vitet e fundit është hera e parë sivjet që trendi i mjekëve është ulur, transmeton Telegrafi.
“Për dallim në shtetet e rajonit në Maqedoninë e Veriut dyfish ky numër është më i madh në raport me Kosovën. E rëndësishme është që këtë vit ka trend të uljes e kjo mendoj që vjen për shkak të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës”, tha Vitia.
Ai shtoi se deputeti Haxhiu tha se statuti i SHSKUK po i mbyll disa shërbime.
“Edhe kjo është një e pavërtetë e radhës, ne çdo ditë po hapim shërbime të reja në spitalet regjionale”, u shpreh Vitia.
Për mungesën e barnave, ministri shtoi se edhe kjo është një e pavërtetë tjetër.
“Ftoj të gjithë të interesuarit t’i marrin shifrat nga barnatorja qendrore në ShSKUK dhe ta shohin se më Kosovën e pasluftës kurrë më shumë s’kanë qenë të furnizuara QKUK dhe spitalet rajonale”, tha Vitia.
Ministri foli edhe për çështjen e fasadimeve dhe renovimeve në shëndetësi, duke shtuar se “shumë shpejt do të tregojmë sesi janë bërë fasadimet dhe renovimet në të kaluarën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje