LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Komuna e Drenasit dhe Malishevës nga sot do të kenë rrjetin 5G.

Rizvanolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe rajonet e këtyre komunave bashkë me një pjesë të autostradës nga Shkarashniku deri në Bllacë e kanë filluar javën me 4G+.

“Drenasi e Malisheva me 5G, e rajonet e tyre bashkë me një pjesë të madhe të autostradës, nga Shkarashniku deri në Bllacë, me 4G+ po fillojnë javën.


Punë e shkëlqyeshme e VALA – Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook. /Telegrafi/