Ligji për Fondin Sovran ende vazhdon të jetë në kushtetuese, kjo pasi u dërgua nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ligji për Fondin Sovran është miratuar me 15 dhjetor të 2023-s në Kuvendin e Kosovës.
Nëpërmjet tij parashihet që e gjithë pasuria më e rëndësishme publike e Kosovës t’i bartet këtij Fondi.
Fondi Sovran do të marrë përsipër ndërmarrjet publike të natyrës komerciale si Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Telekomi, Hekurudhat Infrakos dhe Hekurudhat Trainkos, si dhe asetet me potencial zhvillimor që tani administrohen nga Agjencia e Privatizimit.
Megjithatë, me gjasë këtë mandat qeverisë Kurti ky premtim do t’i mbes vetëm në letër.
Kjo pasi që ky projektligj është ende në Gjykatën Kushtetuese pasi u dërgua për vlerësim nga Partia Demokratike e Kosovës, pak ditë pas miratimit.
E kur kanë kaluar mbi 9 muaj ende nuk ka një vendim.
Në një përgjigje me shkrim, nga Kushtetuesja, i kanë thënë televizionit Dukagjini se kërkesa ende është duke u shqyrtuar, dhe se për vendimmarrjen, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë.
Nga Qeveria e Kosovës e disa deputetët të partisë më të madhe në vend nuk pranuan të flasin për këtë çështje.
Por, ish-ministri i Ekonomisë Haki Shatri thotë se një fond i tillë është i dëmshëm për vendin duke ditur që Kosova funksionon si ekonomi e lirë e tregut.
“Nuk japin më rezultate, ka përfunduar koha e mbikëqyrjes së ekonomisë nga shteti, qysh vitet 90-ta edhe në Rusi edhe në vendet e Kinës, po disa njerëz këtu ende kanë nostalgji edhe nuk po e kuptojnë që është metodë që i ka përfundu epoka”, tha Shatri.
Shatri thotë se nëse qeveria do të kishte qëllim të vërtet themelimin e këtij Fondi, nuk do ta linte ende të funksiononte Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Njëjtë mendon edhe ekonomisti Bashkim Mustafa, që thotë se gjatë këtyre viteve nuk janë ndalur privatizimet e pronës publike.
“Është duke vazhduar privatizimi në të gjitha segmentet dhe sektorët e ekonomisë, pavarësisht se thirrjes dhe premtimet për luftës hibride, që është bërë në kundërshtim të këtyre dy politikave,” tha Mustafa.
Për tu bartur një aset në pronësi të Fondit Sovran, njëra nga kushtet që përcakton ligji është që aseti duhet të jetë i komercializueshëm dhe të premtojë fitim brenda një periudhe të arsyeshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme