LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve, suksesi arrihet bashkë me aleatë

Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve, suksesi arrihet bashkë me aleatë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se hapja e urës së Ibrit është në interes të të gjithë qytetarëve.

Kështu ka deklaruar pas takimit që ka pasur me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, transmeton Telegrafi.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka pohuar presidentja.


Para disa ditësh, komandanti i KFOR-it ishte në vizitë edhe te kryeministri Albin Kurti, ku kishin diskutuar për zhvillimet e fundit.

Ndryshe, hapja e urës së Ibrit është ndër temat më të diskutuara në vend.

Përkundër kundërshtimeve nga ndërkombëtarët për hapjen e kësaj ure, Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur që ura duhet të hapet, dhe përgatitjet për hapjen e saj kanë nisur tash e disa ditë, ku tashmë ka përfunduar testimi për stabilitetin infrastrukturor të urës.

Ndonëse ndër vite u arritën marrëveshje e dakordime, u investua në infrastrukturën e saj si dhe u hap për qarkullim të këmbësorëve, ura e Ibrit vazhdon të jetë e bllokuar për automjete.

BE-ja ka kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Më 9 shkurt Kosova do ta bëjë ndryshimin e madh, paga mesatare 1 mijë euro

Haradinaj: Më 9 shkurt Kosova do ta bëjë ndryshimin e madh, paga mesatare 1 mijë euro

Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë

Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë

​Mbrojtja e Thaçit e ballafaqon dëshmitarin me qëndrimet e tij për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

​Mbrojtja e Thaçit e ballafaqon dëshmitarin me qëndrimet e tij për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

​Dëshmia e ish-ushtarakut amerikan në Hagë, tregon se çfarë kishin gjetur në një “dhomë torture”

​Dëshmia e ish-ushtarakut amerikan në Hagë, tregon se çfarë kishin gjetur në një “dhomë torture”

Kalo në kategori