LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku, Kurtit: Ura e Ibrit, propagandë dhe atak paraelektoral

Abdixhiku, Kurtit: Ura e Ibrit, propagandë dhe atak paraelektoral

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në veri të Mitrovicës.

Duke e quajtur “Një urë për propagandë”, Abixhiku tha se është më shumë e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës.

Abdixhiku e ka quajtur këtë situatë si një fushatë paralektorale pa përmbajtje, të cilën ai dhe partia e tij po e injorojnë.


Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të injorojnë këtë përballje politike të panevojshme, duke deklaruar se ura duhet të hapet dhe se nuk ka asnjë pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë për këtë çështje tash e një çerek shekulli.

Ai theksoi se ura nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe SHBA-ve mbi sigurinë, dhe se nëse këto vlerësime ndryshojnë dhe kushtet piqen, atëherë ura do të hapet.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë që të punojë për të bindur aleatët ndërkombëtarë për këtë hapje, duke e quajtur këtë një akt të vërtetë patriotik.

“Konfrontimi me aleatët”

Ai gjithashtu ka paralajmëruar për pasojat e mundshme nëse ura hapet pa pëlqimin e aleatëve, duke e quajtur këtë një konfrontim të panevojshëm.

Sipas tij, imazhi i një ushtari amerikan përballë një polici kosovar do të ishte një pamje që populli i Kosovës nuk do ta pranojë dhe nuk do ta tolerojë.

Në përfundim, Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin Kurti për përqendrimin në propagandë dhe fushatë paralektorale, duke thënë se një kryeministër serioz do të duhej të vlerësonte të gjitha këto aspekte shumë kohë para se të fuste shtetin në një rrugëtim të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori