LAJMI I FUNDIT:

Alexander-Arnold tregon se kush është trajneri i duhur për ta marrë drejtimin e Anglisë

Alexander-Arnold tregon se kush është trajneri i duhur për ta marrë drejtimin e Anglisë

Federata e Futbollit të Anglisë është vënë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Gareth Southgate, por Trent Alexander-Arnold tashmë ka folur mbi atë se kush mendon ai që duhet ta marr këtë rol.

Aventura tetë vjeçare e Southgate në krye të ‘Tre Luanëve’ mori fund pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2024.

53-vjeçari u emërua në krye të Anglisë në vitin 2016 dhe i udhëhoqi ata drejt gjysmëfinales në Botërorin e 2018, duke humbur 2-1 ndaj Kroacisë.


Southgate u bë trajneri i parë i Anglisë që e udhëheq kombëtaren drejt një finaleje që nga viti 1966, duke e arritur këtë fillimisht në Euro 2020, që u shty për një vit shkaku i pandemisë COVID-19.

Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë
Lexo po ashtu Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Sidoqoftë, Anglia humbi në penallti ndaj Italisë dhe më pas u eliminua në çerekfinale të Botërorit të 2022 nga finalisti Franca.

Southgate sërish e udhëhoqi Anglinë drejt një finaleje të Kampionatit Evropian, kësaj radhe në Gjermani, por sërish u mposht, kësaj radhe nga Spanja me rezultat 2-1.

Alexander-Arnold ishte pjesë e ekipit të Anglisë që udhëtoi në Gjermani dhe tani ai ka dhënë mendimin e tij se kush duhet të jetë trajneri i ri i kombëtares.

Ylli i Liverpoolit beson se ish-trajneri i tij Jurgen Klopp, do të ishte mirëpritur si trajner i Anglisë, por gjithashtu pranoi se do të ishte i befasuar nëse ai do të merrte këtë detyrë.

“E shijova çdo moment që punova me të, ne ndamë disa kujtime të mrekullueshme, formuam një marrëdhënie të mrekullueshme dhe një lidhje të mirë. Kështu që natyrisht, nëse ndodh, do të vazhdonim aty ku e lamë”, ka thënë Alexander-Arnold.

“Do të befasohesha nëse ai do e merrte këtë detyrë. Ishte e qartë kur ai njoftoi se po largohej, bisedat që kisha me të, gjithçka në rrjetet sociale, ai duket se po shijon kohën jashtë futbollit, kështu që do të ishte një befasi e madhe”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori