Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Ekrem Bajroviq, me ç’rast prokurori Ilir Morina kërkoi dënimin e të akuzuarit, kurse mbrojtja i të pandehurit Bajroviq, avokati Lubomir Pantoviç kërkoi lirimin e tij nga akuza.
Prokurori Morina propozoi që i akuzuari të shpallet fajtor për veprën penale me të cilën ngarkohet dhe t’i shqiptohen sanksione penale në pajtim me ligjin.
Prokurori i rastit e dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim dhe gjatë elaborimit të saj, tha se pas administrimit të provave dhe me dëgjimin e dëshmitarëve, janë vërtetuar faktet se i akuzuari është fajtor.
“Gjendja faktike lidhur me të akuzuarin Bajroviq është vërtetuar nga deklaratat e dhëna të dëshmitarëve: Naim Elshani, Sami Shalaj, Azem Tuzi, Florim Gashi, Beqir Zogaj, Mentor Mavraj, Tahir Shalaj, Skender Racaj, Agron Zogaj, Ylber Lipa, Ahmet Rexhaj, Adem Gecaj, Adem Beqiraj, Ramiz Zeqiraj, Ibrahim Shala, Naim Tuzi, Riza Mavraj, Bajram Dautaj, Ismet Kikaj, Shefqet Berisha dhe Daut Elshani”, tha prokurori Morina.
Sipas prokurorit, hetimet kanë vërtetuar se i akuzuari i ka kryer veprat penale “Vrasje, tortura, sjellje çnjerëzore, shkaktim i vuajtjeve të mëdha ose cenime të integritetit trupor apo shëndetit“, që është njëra nga veprat penale të listuara nga neni 142 i KPRK-së.
Prokurori propozoi gjykatës që gjatë caktimit të dënimit ndaj të akuzuarit t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara në nenin 41 paragrafi 1 të LP të RSFJ-së, (ligji i aplikueshëm).
“Si rrethanë rënduese të merren parasysh shkalla e përgjegjësisë penale … ndërsa si rrethanë lehtësuese të merret fakti se i akuzuari kishte shpëtuar jetën e Ahmet Elshanit dhe disa personave të tjerë në ditën e vrasjes në fshatin Staradranë”, tha Morina.
Gjithashtu, i njëjti propozoi që të akuzuarit t’i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Në fund, prokurori Morina tha se qëndron pranë aktakuzës dhe i propozon gjykatës që të akuzuarin Bajroviq ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Dëshmitarët që ishin prezentë deklaruan se qëndrojnë pranë fjalës përfundimtare të prokurorit Morina, ndërsa të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, u udhëzuan në kontest juridiko-civil.
Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës përfundimtare nga mbrojtësi i të akuzuarit Bajroviq, avokati Pantoviç.
Sipas avokatit, në lidhje me deklaratat e dëshmitarëve, avokati tha se të njëjtit asnjëherë nuk e kanë cekur periudhën kohore kur i akuzuari kishte kryer veprimet ashtu siç po pretendohet nga prokuroria, dhe askush nga dëshmitarët nuk ka thënë se ai ka qenë pjesë e ushtrisë paramilitare serbe.
Tutje, sipas avokatit Pantovic, i akuzuari kishte qenë vetëm polic, i një rangu më të ulët.
Pantoviç tha se i mbrojturi i tij Bajroviq, po të ishte fajtor, nuk do të ishte kthyer të jetojë në Kosovë.
“Kriminelët e vërtetë kanë ikur nga Kosova. Askush që ka vrarë gjatë luftës në Kosovë nuk ka guxuar të qëndrojë në Kosovë … kriminelët nuk guxojnë të kthehen në Kosovë e lëre më që të jetojnë në të:, tha avokati Pantoviç.
Avokati ka kërkuar nga gjykata që të mbrojturin e tij, në bazë të nenit 363, pika 3 i KPRK-së, ta lirojë nga akuza.
Ndërkaq, i akuzuari Bajroviq deklaroi se qëndron në tërësi pranë fjalës përfundimtare të mbrojtësit të tij, si dhe shtoi se nuk e ndjen veten fajtor për veprën penale me të cilën Prokuroria po e ngarkon.
Gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, i akuzuari Bajroviq tha se “Është e vërtetë që kam qenë polic, por tërë jetën time sa kam qenë polic kam pasur problem me eprorët e mi, pasi që gjithmonë jam munduar t’i ndihmojë njerëzve”.
I njëjti shtoi se kur kanë ndodhur vrasjet, i akuzuari ishte munduar që t’i ndihmojë, duke theksuar se e kishte shpëtuar Ahmet Elshanin në ditën kritike, dhe shumë të tjerë.
Tutje, i akuzuari tha se i kishte shpëtuar shumë anëtarë të familjes Kabashi. Këta të fundit i akuzuari tha se i ka njohur ngase ia kishin ndërtuar kulmin e shtëpisë para luftës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.
Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A