LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Alabas shumë më i rëndë se sa mendohej – mësohet data e rikthimit të tij

Lëndimi i Alabas shumë më i rëndë se sa mendohej – mësohet data e rikthimit të tij

Sezoni i kaluar ishte një sezon jashtëzakonisht i suksesshëm për Real Madridin, sidomos duke marrë parasysh faktin që ata kanë humbur tre lojtarë shumë të rëndësishëm shkaku i lëndimit të ligamentit ACL.

Dy prej këtyre lojtarëve, Eder Militao dhe Thibaut Courtois, të cilët ishin lënduar në fillim të sezonit të kaluar ishin në gjendje të rikthehen në fazën finale të sezonit dhe të kontribuojnë në triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

David Alaba, ndërkohë, pësoi një këputje të ligamentit ACL në dhjetor dhe pritshmëritë ishin që të rikthehet në fillim të sezonit të ri.


Raportimet e fundit kishin sugjeruar se mbrojtësi austriak do ta testonte veten gjatë fazës së parasezonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjërat nuk duket se janë pozitive ashtu siç duken.

Në fakt, raportimet e fundit nga mediat austriake bëjnë me dije se rikthimi i Alabas në aksion mund të shtyhet deri në vitin 2025. Siç raportojnë atje, Alaba ka ende probleme me lëvizjen, pasi ai thuhet që e ka pasur të vështirë që të ngjitet në shkallë.

Kanë kaluar më shumë se 200 ditë që prej lëndimit të tij dhe Alaba ende nuk ka qenë në gjendje të vrapojë, diçka që në kushte normale një person mund ta bëjë 100 ose 120 ditë pas këputjes së ligamentit.

Për më shumë edhe kërci i gjurit të Alabas është lënduar, andaj kjo mund të jetë një arsye pse rikuperimi i tij është i ngadaltë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori