LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i ‘frikshëm’ i Ancelottit për Italinë që doli të ishte i saktë në fund

Parashikimi i ‘frikshëm’ i Ancelottit për Italinë që doli të ishte i saktë në fund

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti bëri një parashikim para fillimit të Kampionatit Evropian dhe tashmë pas eliminimit të Italisë nga Zvicra është dëshmuar se ishte i saktë.

Italisë së Luciano Spallettit i duhej një gol në minutën e 98-të ndaj Kroacisë në fazën e grupeve për t’u kualifikuar direkt në fazën me eliminim aty ku u përballen me zviceranët të cilët ishin befasia e kësaj gare deri më tani.

Zvicra e dominoi ndeshjen ndaj “Azzurrëve” që nga minuta e parë ndërsa përpjekjet e tyre për gol u shpërblyen në pjesën e parë pasi Remo Freuler arriti të realizojë për rezultatin 1-0.


Në pjesën e dytë “Helvetikët” e gjetën edhe golin e dytë me anë të Ruben Vargas i cili shënoi një gol shumë të bukur për 2-0 për ta çuar Italinë në shtëpi.

“Ciao” Italia, Zvicra eliminon kampionin në fuqi të Evropës
Lexo po ashtu “Ciao” Italia, Zvicra eliminon kampionin në fuqi të Evropës

Ky rezultat ishte një zhgënjim i madh për Spallettin, por ndoshta nuk ka qenë një befasi për Ancelottin i cili dha komentin e tij për ekipin e Italisë para fillimit të garës.

Ish-trajneri i Milanit tha se lojtarëve iu mungon talenti dhe se iu duhet pak kohë për të garuar për tituj të këtij niveli.

Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë
Lexo po ashtu Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë

“Unë nuk shoh ndonjë lojtarë të klasit botëror përveç Donnarummas në portë. Unë po flas për një gjeneratë si Pirlo, Totti dhe Del Piero. Duhet më shumë kohë”, ka thënë Ancelotti.

Italiani shtoi se tek Italia ka lojtarë kualitativ dhe sugjeroi se ekipi mund të kishte bërë më mirë.

“Në përgjithësi ekipi është i mirë por mund të bëjë edhe më mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori