LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Anulimi i ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, fitore e shtetit të së drejtës

Tahiri: Anulimi i ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, fitore e shtetit të së drejtës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta shpall të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është fitore e shtetit të së drejtës

Ai tha se kjo është fitore përballë përpjekjeve të vazhdueshme të këtij pushteti për të zëvendësuar drejtësinë që duhet ta japin gjykatat me një, siç tha ai, byro partiake që “do të shkatërronte sigurinë juridike të qytetarëve në emër të “reformës” në drejtësi”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se kjo është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti.


“Edhe ky Ligj është dëshmi që pushtetit aktual më shumë i intereson propaganda sesa shteti ligjor, sepse përndryshe do t’i zbatonin ligjet që i kanë trashëguar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Po ashtu, ky Ligj, i rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, ishte kundër standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, sepse ishte një kopje e ligjit të Bullgarisë, i cili, vitin e kaluar, u rrëzua nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Falënderoj deputetët e PDK-së dhe ekspertët tanë për punën profesionale në argumentimin e suksesshëm të rastit, si dhe për vendosmërinë që bindjen dhe drejtësinë të mos ia nënshtrojnë propagandës dhe narracioneve populiste”, ka shkruar Tahiri.

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur në rastin e parashtruar nga Abelard Tahiri dhe nëntë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, duke shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se kërkesa për shqyrtim ishte e pranueshme njëzëri. Gjykata konstatoi se disa nene të Ligjit të kontestuar ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori