LAJMI I FUNDIT:

UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “ISCTE Executive Education” të Portugalisë

UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “ISCTE Executive Education” të Portugalisë

Në kuadër të Forumit të Parë të Biznesit Kosovë-Portugali, UBT dhe “ISCTE Executive Education” nga Portugalia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, duke krijuar mundësi të reja në fushën e arsimit, kërkimit dhe trajnimeve. Ky memorandum synon të forcojë dhe të zgjerojë bashkëpunimin ekzistues kulturor dhe arsimor ndërmjet dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit, të mbajtur në ambientet e Forumit të Parë të Biznesit Kosovë-Portugali, të pranishëm ishin përfaqësues të lartë nga të dy institucionet, si dhe pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm nga sektori akademik dhe biznesi.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i UBTsë Prof.Dr Edmond Hajrizi dhe drejtori për zgjerimin global në “ISCTE Executive Education” , Rui Vinhas da Silva.

Ky memorandum bashkëpunimi parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimin e konferencave dhe seminareve shkencore, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe ofrimin e programeve të trajnimeve të avancuara. Marrëveshja përfshin gjithashtu mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta të studimeve dhe përfshirjen në rrjete ndërkombëtare të kërkimit dhe inovacionit.

Rektori i UBT-së, Prof.Dr Edmond Hajrizi, shprehu entuziazmin e tij për këtë bashkëpunim, duke theksuar se kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në UBT, si dhe në zgjerimin e horizonteve për studentët dhe stafin akademik. Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në epokën e globalizimit dhe sfidave komplekse.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjet e UBTsë për të forcuar lidhjet e saj ndërkombëtare dhe për të ofruar një arsim cilësor dhe të integruar me standardet globale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Temperaturat ngriten, në Fafa Hotel çmimet zbriten!

Fafa Resort
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Përfundoi edicioni i parë i festivalit të Gastronomisë në Gjakovë, të pranishmit shijuan gatime nga paisjet më profesionale dhe moderne

Përfundoi edicioni i parë i festivalit të Gastronomisë në Gjakovë, të pranishmit shijuan gatime nga paisjet më profesionale dhe moderne

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
UBT – lider i arsimit privat në Kosovë dhe rajon për nga renditja në Webometrics

UBT – lider i arsimit privat në Kosovë dhe rajon për nga renditja në Webometrics

UBT
Kalo në kategori