Fëmijët në festat e ditëlindjeve shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?
“Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”, shkruan Amy Reichelt.
“Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit për uebsajtin “The Conversation”, transmeton Zimo, përcjell Telegrafi.
Origjina e mitit për sheqerin dhe hiperaktivitetin
Miti lindi nga studimet e dietës Feingold, e cila u zhvillua nga alergologu pediatrik Benjamin Feingold për të trajtuar atë që tani njihet si çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).
“Kjo dietë eliminon ngjyrat artificiale, ëmbëltuesit, konservantët dhe salicilatet që gjenden në shumë ushqime të shëndetshme. “Feingold pohoi se shmangia e këtyre substancave përmirëson fokusin dhe sjelljen tek fëmijët hiperaktivë, megjithëse studimet e tij ishin metodologjikisht me të meta dhe nuk kishin grupe të përshtatshme kontrolli”, thekson eksperti australian.
“Kërkimet moderne shkencore kanë ekspozuar lidhjen midis sheqerit dhe hiperaktivitetit. Studimet rigoroze, duke përfshirë provat e kontrolluara me placebo, tregojnë vazhdimisht se sheqeri nuk ka asnjë efekt të rëndësishëm në sjelljen apo vëmendjen e fëmijëve”, thekson Reichelt.
Një meta-analizë e rëndësishme e 20 viteve më parë nuk gjeti rritje të hiperaktivitetit për shkak të konsumit të sheqerit. Hulumtimet e mëvonshme i mbështesin këto gjetje, edhe tek fëmijët me ADHD.
Një përqindje e vogël e fëmijëve mund të kenë alergji ndaj aditivëve artificialë dhe fëmijët më të vegjël mund të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre substancave për shkak të madhësisë së tyre dhe fazës së zhvillimit. Megjithatë, shton Reichelt, lidhja midis sheqerit dhe hiperaktivitetit është e dobët në rastin më të mirë.
Roli i dopaminës si një shpjegim i mundshëm
Një shpjegim i mundshëm për hiperaktivitetin e vëzhguar është roli i dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me shpërblimin dhe rritjen e aktivitetit. Kur fëmijët presin ëmbëlsira, truri i tyre çliron dopaminë, të ngjashme me efektin e psikostimulantëve, por në një masë shumë më të vogël. Kjo rritje e dopaminës mund t’i emocionojë fëmijët, shpjegon Reichelt, por nuk është njësoj si hiperaktiviteti i shkaktuar nga sheqeri.
Trajtimi për ADHD shpesh përfshin psikostimulantë që rrisin nivelet e dopaminës për të përmirësuar fokusin dhe kontrollin e sjelljes. Tek fëmijët me ADHD, këto barna e rikalibrojnë funksionin e trurit në vend që të shkaktojnë hiperaktivitet.
Pse vazhdon miti?
Miti i hiperaktivitetit të shkaktuar nga sheqeri vazhdon pjesërisht për shkak të besimeve shoqërore dhe pritjeve të prindërve, vëren Reichelt.
“Në një studim ku prindërve iu tha se fëmijëve të tyre po konsumonin pije të ëmbla me sheqer ose një placebo, ata që besonin se fëmija i tyre po konsumonte sheqer përjetuan hiperaktivitet, edhe kur pija ishte pa sheqer. Kjo tregon fuqinë e pritshmërive në formësimin e perceptimeve”, shkruan Reichelt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij