LAJMI I FUNDIT:

Celtics marrin fitore edhe në ndeshjen e dytë, bëjnë hap të madh drejt titullit

Celtics marrin fitore edhe në ndeshjen e dytë, bëjnë hap të madh drejt titullit

Boston Celtics ka arritur fitoren e dytë në serinë finale të ligës NBA ndaj Dallas Mavericks në TD Garden me shtatë pikë diferencë 105:98.

Fundi i lojës nuk ishte aq i pasigurt sa mund të sugjeronte rezultati, pasi Bostoni shënoi vetëm dy pikë në tre minutat e fundit e gjysmë dhe Dallas nuk pati asnjë shans për t’u kthyer.


Dallas nuk u ndihmua as nga loja fantastike e Luka Donçiqit, sllovenit i cili regjistroi triple-double me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime.

Kyrie Irving dështoi sërish në fanellën e Mavericks, i cili goditi dobët 7/18 dhe shënoi 16 pikë me 6 asistime për shokët e tij.

Bostoni udhëhiqej nga fundori fantastik Jrue Holiday me 26 pikë dhe 11 kërcime, Jaylen Brown shënoi 21 pikë dhe Jayson Tatum ishte afër një triple-double me 18 pikë, 9 kërcime dhe 12 asistime.

Tashmë Bostoni po kryeson 2:0 në serinë që kalon në Dallas dhe Mavericks do të jenë nën presion sepse edhe një humbje në dy ndeshje para tifozëve vendas ndoshta do të nënkuptonte fundin e shpresave të tyre për titullin kampion.

Ndeshja e radhës do të luhet të mërkurën pas mesnate me fillim nga ora 02:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori