Prokuroria deklarohet për zjarrëvënien në Spitalin e Pejës, a është përfshirë AKI-ja në hetime?
Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar për zjarrin e 29 majit, që kaploi katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në dhomën e Teknologjisë Informative, të cilin policia e cilësoi si zjarrëvënie.
Zëdhënësi Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se hetimet janë në rrugë të mirë për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit ose autorëve.
“Ju konfirmojmë se rasti është në cilësim si zjarrëvënie dhe është në duart e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm. Puna intensive është duke vazhduar, me orientim për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Deri më sot, kur po flasim, janë sigurar prova që dëshmonjë lëvizjen e të dyshuarit dhe ne shpresojmë se shumë shpejt do të kemi rezultate”, tha Nikçi për ‘RADIO 1’.
I pyetur se a është përfshirë edhe AKI-ja në këtë hetim, Nikçi nuk ka qenë në gjendje ta pohojë as të mohojë këtë informacion.
“Janë pjesë konfidenciale për çfarë nuk kemi autorizime të flasim. Unë mund të shtoj veç se Policia Rajonale, departamentet përkatëse, po punojnë përfshirë edhe zbulimin e motivit të mundshëm. Dhe në të gjitha rrugët e nevojshme operative jemi në koordinim të ngushtë”, shtoi Nikçi.
Ndryshe, rreth orës 02:20 të 29 majit dhoma e Teknlogjisë Informative e Spitalit të Pejës ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa, sipas Zyrës për Informim e Spitalit, në komunukatën fillestare, fatmirësisht, për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit të spitalit, zjarri nuk kishte arritur të dëmtojë bazën e të dhënave. Sipas komunikatës dyshimet e para për flakët çonin tek mundësia e ndonjë defekti elektrik.
Mirëpo, më 1 qershor, në një komunikatë të orëve të vona të mbrëmjes, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, doli me detaje të reja, ku tha se zjarri i raportuar fillimisht si zjarr nga shkaqe të panjohura fillestare, ka qenë zjarrëvënie nga dora e njeriut dhe se është shkaktuar nga një person i maskuar, i cili ka depërtuar brenda ambienteve spitalore, për çfarë edhe u tha se posedonin pamjet vizuele.
“Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në komunikatën e 1 qershorit nga Spitali i Pejës.
Kjo komunikatë vë në pikëpyetje sigurinë e pacientëve dhe të personelit mjekësor për qasjen e personave nga hapësirat brenda ambienteve spitalore./RADIO 1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos