LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick intervenon për të realizuar transferimin “bombë” të verës tek Barcelona

Hansi Flick intervenon për të realizuar transferimin “bombë” të verës tek Barcelona

Barcelona po përgatit një ofertë të dytë për Joshua Kimmich, sipas raportimeve të fundit nga Katalonia.

29-vjeçari i cili nuk ka agjent, nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të largohet nga Gjermania këtë verë, mes negociatave që po zhvillohen për një marrëveshje të re.


Kontrata e tij aktuale me Bayernin skadon në vitin 2026 dhe Barcelona do të duhej të gjente një marrëveshje me Bayernin nëse duan të nënshkruajnë me të këtë verë.

Sidoqoftë, blaugranasit momentalisht po tentojnë që të negociojnë kushtet personale me mesfushorin bavarez, i cili përfiton 19.5 milionë euro në vit.

Oferta e parë ishte refuzuar, por Barcelona po bën gati një tjetër siç shton një raportim nga gazeta katalanase Sport.

Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'
Lexo po ashtu Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një 'kusht'

Trajneri i ri Hansi Flick është i etur për të biseduar personalisht me Kimmichin, në mënyrë që ta bind atë ta pranojë këtë ofertë, ndonëse do të duhej që ai të pranonte një ulje masive të pagës.

Për të siguruar shërbimet e Kimmich, Barcelona do të duhet të fitojë garën ndaj Manchester City që po ashtu ka shprehur interesim për gjermanin dhe do të ishin në gjendje të ofronin më shumë para se blaugranasit.

Një tjetër arsye pse ky transferim mund të dështojë është sepse Barcelona nuk mund të ofrojë garanci se lojtari do të regjistrohej si pjesë e ekipit, pasi fillimisht do të duhej që të bënin disa shitje për të lehtësuar limitin e pagave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Darwin Nunez në prag të thyerjes së rekordit 96-vjeçar pasi shënoi për Uruguain kundër Bolivisë

Ndërkombëtare
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Përfaqësueset

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Tre kombëtare kanë mundur të kapërcejnë rregullin e ri rigoroz të UEFA-s në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori