Çështja e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit dhe pastaj gjetja e tyre, falja e borxheve ambalazhuesve të ujit dhe qeverisja Kurti, janë çështjet për të cilat opozita ka thënë se nuk do të rresht së kërkuari që të zbardhet e vërteta.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, a deklaruar se nuk do të rreshtin së këmbënguluri për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin Dehari.
“Sa i përket angazhimit tonë, ju e din që kemi ngritë një çështje për të cilën, ministrja e Drejtësisë dhe personat tjerë përgjegjës po i ikin saj. Ne kemi ngritur disa pyetje për humbjen e mostrave të Astrit Deharit dhe pastaj gjetjen e tyre. Ne vazhdojmë këmbëngulim që të realizohet propozimi jonë për formim e Komisionit Hetimor, për humbje e këtyre mostrave, dhe duhet hedhur dritë mbi këtë çështje”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se edhe nëse Kuvendi do të hezitoj ta votoj do të iniciojnë prapë me mbledhjen e nënshkrimeve duke thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
“Nuk do të heqim dotë në asnjë rrethanë për themelimin e këtij Komisioni sepse është mirë që qytetarët të dinë të vërtetën rreth zhdukjes së këtyre mostrave. Ata që duhet bërë më së shumti ata sot po fshehën, dhe me gjasë kanë edhe dorë në humbjen dhe kthimin e këtyre mostrave. Mendoj se ky Komision Hetimor do të zbardh shumë çështje që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe”, tha Tahiri.
Shefi i deputetëve të PDK-së tutje foli edhe për ambalazhuesit e ujit.
“Javën e kaluar jemi njoftuar edhe me një ngjarje ambalazhuesve të ujit, çështja e përllogaritjeve të ambalazhuesve të ujit. Kjo çështje duhet të trajtohet përmes Komisionit Hetimor. Qysh është e mundshme që dhjetëra milionë euro të reduktohen. Këtu kemi të bëjmë edhe me një abuzim penal”, tha ai.
Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Bensik Tahiri ka thënë se në seancës e radhës kanë kërkuar që në rend dite të jenë dështimet e tri viteve të qeverisjes së Albin Kurtit.
“Ne si GP që pikë e parë e rendit të ditës ne seancën e radhës të jetë kërkesa jonë për një debat për tri vitet e Qeverisë së Albin Kurtit. Një debat i cili do të shpërfaq degradimin total të kësaj qeverie në këto tri vite, në veçanti ne zhvillimin ekonomik. Kosova vazhdon të jetë në sanksione nga Bashkësi Evropiane. Të gjitha këto tema do t’i diskutojmë, neve na tha që kryeministri nuk do të jete në javën e ardhshme dhe të do të kërkojmë mocionin tonë për shkarkimin e kryeministrit”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!