LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Klopp bën një zgjedhje të çuditshme kur diskuton golin e tij të preferuar të Liverpoolit

Jurgen Klopp bën një zgjedhje të çuditshme kur diskuton golin e tij të preferuar të Liverpoolit

Jurgen Klopp ka bërë një zgjedhje të çuditshme kur ka diskutuar golin e tij të preferuar të Liverpoolit që prej se është bërë trajner i tyre.

Liverpooli mbrëmë (e enjte) shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Sheffield United, për t’u rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier.


Ata tashmë gjenden dy pikë para Arsenalit teksa kanë tri pikë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Golat në këtë takim për Liverpoolin i shënuan Darwin Nunez, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo.

Në një prononcim të shkurtër për TNT Sport pas ndeshjes, Klopp pranoi se goli i Nunez, i cili ishte sa komik aq edhe katastrofik për Sheffieldin, ishte në mesin e golave të tij të preferuar.

Darwin Nunez vjen me golin më komik të sezonit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Darwin Nunez vjen me golin më komik të sezonit në Ligën Premier

“Ne shënuam një ndër golat e mi më të preferuar ndonjëherë për rezultatin 1-0. Një sulmues kohë pas kohe ka nevojë për atë. Unë i kërkoj Nunezit shumë që të ushtrojë presion tek kundërshtari, dhe është mjaft e rrallë që ju shënoni një gol të tillë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne e kontrolluam ndeshjen, por ka mënyra të tjera për të kontrolluar përsëri dhe në këtë ndeshje nuk ishte mënyrë e duhur, nuk krijuam mjaftueshëm”, u shpreh tekniku gjerman.

Liverpooli do të rikthehet në aksion përsëri gjatë vikendit, ku do të udhëtojë në “Old Trafford” për t’u përballur me rivalin e vjetër Manchester United./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori