I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për draft – statutin e Asociacionit, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkrete, nëse e pranojnë ashtu siç është.
Andaj, thotë Escobar, SHBA-ja e ka të vështirë të kuptojë se pse nuk do Qeveria ta dorëzojë atë për shqyrtim kushtetues.
Ai ri-përsëriti se Asociacioni nuk do të ishte një ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës.
“Pra, ne ende do ta inkurajonim Kosovën që të ecë përpara. Nuk do të ishte shtet brenda shtetit. Nuk ka asgjë në statut që lejon autoritete ekzekutive, pushtete ekzekutive, apo ndonjë gjë që mund të krijojë çështje kushtetuese apo funksionale për Kosovën”.
Është thjesht mundësi që komunat me shumicë serbe, të koordinojnë ofrimin e shërbimeve komunale në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës. Kjo është. Dhe është një detyrim ligjërisht i detyrueshëm. Pra, ne kemi dëgjuar shumë arsye të ndryshme pse nuk është dorëzuar ose pse nuk ka ecur përpara, por ne i refuzojmë të gjitha. Duhet të ecë përpara dhe duhet të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh më tej Escobar.
Ai beson se gjithë çështja e dinarit do të mund të zgjidhej përmes Asociacionit.
“Asociacioni, siç rekomandohet nga Bashkimi Evropian, nga përfaqësuesi special i BE-së, përfshin dispozita për transferimin transparent të parave nga Serbia tek ata që kanë të drejtë në Kosovë përmes një mekanizmi transparent sipas ligjit të Kosovës dhe brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. . Pra, vetë shoqata do ta zgjidhte çështjen e dinarit dhe kështu dëshirojmë që Kosova të ecë përpara sa më shpejt”, ka deklaruar Escobar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje