LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Tahiri: Lajçak e Borrell janë të dështuar e të shkarkuar, Kurti të japë dorëheqje

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë të dështuar e të shkarkuar, thotë Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Tahiri e ka quajtur turist emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Ajo thotë se kompetencat tashmë i kanë kaluar treshes evropiane, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni.

Tahiri thotë se Lajçak është dashur të japë dorëheqje.

Të njëjtën e thotë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas saj, e ka pranuar Asociacionin.

“Lajçak ishte i shkarkuar, ka mbetur njëfarë turist duke shëtitur Kosovën e Bashkimin Evropian. Nuk spekuloj intervista të një ndërmjetësuesi të dështuar siç është Lajçaku, siç është i dështuar edhe kryeministri Kurti, i cili e pati letrën e Bidenit që thoshte se dialogu duhet të fokusohet dhe të rezultojë në njohjen reciproke, e dogji letrën e Bidenit, sot askush s’e përmend”.

“Lajçak është i shkarkuar bashkë me Borrellin. Ka shkuar kompetenca te treshja e madhe, Scholz, Macron, Meloni. Lajçak është dashur të japë dorëheqje, por edhe Kurti duhet të japë dorëheqje. Ai i ka thënë VV-së nuk pranoj Asociacion, tash kur pranoi, duhet të thotë më falni më detyruan, në atë kohë ju premtova… Akti moral është dorëheqja”, tha ajo, për RTV Dukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Kalo në kategori