LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Zahavi flet për të ardhmen e Lewandowskit te Barcelona

Agjenti Zahavi flet për të ardhmen e Lewandowskit te Barcelona

Pini Zahavi, agjenti i sulmuesit të njohur Robert Lewandowski, ka konfirmuar qëndrimin e lojtarit te Barcelona, duke qetësuar spekulacionet rreth të ardhmes së tij.

“Sigurisht që do të qëndrojë te Barcelona”, ka thënë Zahavi për mediat, kur u pyet rreth perspektivës së polakut.


Agjenti ka pasur takime me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dhe ish-lojtarin e klubit dhe aktualisht drejtorin sportiv, Deco, ku me gjasë është diskutuar për të ardhmen e Lewandowskit tek Barcelona.

Katër lojtarë e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Vitor Roque
Lexo po ashtu Katër lojtarë e Barcelonës që mund të përfitojnë nga ardhja e Vitor Roque

Të martën, u raportua se klubi katalunas planifikon të mbështetet te 35-vjeçari për sezonin e ardhshëm, pavarësisht periudhës së fundit me pak efikasitet nga ana e sulmuesit.

Kontrata aktuale e Lewandowskit me Blaugranasit skadon vetëm në vitin 2026. Mes lojtarit dhe klubit ekziston gjithashtu një opsion për zgjatjen e kontratës për një vit shtesë.

Deri më tani, Lewandowski ka arritur të shënojë 42 gola dhe ka dhënë 12 asistime në 66 ndeshje për katalanasit. Këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm 9 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje për skuadrën e Xavit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League

"Ishte më shumë sesa të qëndroja në PSG, atë pozitë nuk do t'ia uroja askujt" - Mbappe flet për rinovimin e tij me PSG-në në vitin 2022

Ligue 1
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Kalo në kategori