LAJMI I FUNDIT:

Zola tregon pse Conte dhe Osimhen janë idealë për Real Madridin

Zola tregon pse Conte dhe Osimhen janë idealë për Real Madridin

Ish-sulmuesi i Italisë, Gianfranco Zola, beson se Antonio Conte është zëvendësuesi ideal i Carlo Ancelottit në Real Madrid dhe këmbëngul se Victor Osimhen do të ishte ‘perfekt’ për gjigantët e La Ligës.

Napoli takohet me Real Madridin në Santiago Bernabeu sot (e mërkurë) dhe Zola, një ish-sulmues i Napolit dhe Chelseat, ndër të tjera, parashikon takimin e sotëm.

“Do të jetë patjetër një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh vlerën e Real Madridit. Napoli po kalon një periudhë të vështirë pasi sapo ka ndryshuar trajner. Ndeshja e parë ishte e mirë, por të luash kundër Real Madridit do të jetë ndryshe. Napoli është një ekip i mirë dhe mund të befasojë”, ka thënë fillimisht Zola.


Los Blancos do të kërkojnë një qendërsulmues të ri gjatë verës dhe megjithëse Kylian Mbappe duket të jetë objektivi i tyre kryesor, Zola mendon se gjigantët e La Ligës mund të shikojnë diku tjetër.

“Ka shumë emra të mëdhenj si Mbappe, Erling Haaland, madje edhe Osimhen, të cilët i shoh si të përsosur për Real Madridin. Mbappe është paksa i ndryshëm nga Haaland dhe nuk mendoj se Manchester City do ta lë Haaland të largohet lehtë”.

“Mund të zgjedh Mbappe, duke pasur parasysh talentin dhe personalitetin e tij, ai është i përshtatshëm, por ai është më shumë një anësor sesa një sulmues, kështu që për mendimin tim Haaland ose Osimhen do të ishin më të mirë pasi janë qendërsulmues klasikë. Çdo trajner ka vizionin e tij”.

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Carlo Ancelottit në Real Madrid pasi kontrata e tij skadon në qershor 2024. Italiani është kandidati kryesor për të marrë përsipër ekipin kombëtar të Brazilit dhe Zola duket se ka ide të qarta se kush duhet të zëvendësojë Carletton në Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Conte: Kur të kthehem, do të jetë e vështirë për të tjerët
Lexo po ashtu Conte: Kur të kthehem, do të jetë e vështirë për të tjerët

“Ajo që tregoi Ancelotti është e jashtëzakonshme. Merenguesët po kalonin një fazë të vështirë kur ai u emërua tre vjet më parë. Ata ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Chelsea, por ai ia doli të ndryshonte për mirë të gjithë ekipin dhe e riktheu sërish suksesin”.

“Vendimi për të ardhmen e tij varet padyshim nga klubi dhe çfarë filozofie do të adoptojnë për të punësuar një trajner të ri. Mendoj për dikë që mund të menaxhojë yjet e tyre të shumtë dhe të nxjerrë më të mirën prej tyre. Nga këndvështrimi im, Antonio Conte do të ishte një zgjedhje e shquar”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori