LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Man United i cili dështoi nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, tani është i panjohur

Ish-lojtari i Man United i cili dështoi nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, tani është i panjohur

Ish-portieri i Manchester United, Massimo Taibi, tani duket krejtësisht ndryshe dhe i panjohur për tifozët e klubit anglez.

Futbollistët shpenzojnë pjesën më të madhe të karrierës duke i kushtuar rëndësi të veçantë fitnesit, dietës, me raste edhe dukjes pasi të gjitha këto përbëjnë imazhin e tyre në publik.


Teksa disa prej tyre zgjedhin të merren me futbollin edhe pas pensionimit, ka edhe prej atyre që dëshirojnë të shijojnë pensionimin dhe të kenë një jetë pa stres.

Pak futbollistë ndryshojnë aq shumë sa ka ndryshuar ish-futbollisti i United, Massimo Taibi.

Pas një karriere 22-vjeçare si portier që përfshiu një periudhë të shkurtër tek Man United, Massimo Taibi tani duket krejtësisht një person tjetër.

Taibi iu bashkua Unitedit nga Venezia në gusht të vitit 1999, megjithatë, ajo që duhej të ishte një transferim ëndërr u shndërrua shpejt në një makth, për shkak të një gabimi që ka bërë gjatë një ndeshje.

Largimi i Peter Schmeichel dhe lëndimi i Mark Bosnich bëri që klubi të kishte nevojë për një tjetër portier dhe vëllai i Sir Alex Ferguson, Martin, rekomandoi Taibin.

Taibi u transferua për vetëm 4.5 milionë euro dhe menjëherë u fut në formacionin startues.

Në debutimin e tij ai bëri disa pritje të mira në fitoren e “Djajve të Kuq” me rezultat 3-2 ndaj Liverpoolit në “Anfield” në shtator të vitit 1999 dhe menjëherë pas asaj ndeshje ai pati një tjetër paraqitje të shkëlqyer në barazimin 1-1 ndaj Wimbledon.

Megjithatë, në një barazim 3-3 ndaj Southampton, gjuajtja e dobët e Matt Le Tissier nga 25 metra kaloi në njëfarë mënyre nëpër këmbët e Taibit dhe përfundoi në portë.

Pas asaj ndeshje ai u paraqit vetëm edhe një herë për United: Në humbjen me rezultat të thellë 5-0 ndaj Chelseat.

Duke qenë pjesë e United për vetëm 33 ditë, ajo humbje e cila ishte e para e klubit në ligë për dhjetë muaj, bëri që në atë mënyrë të kujtohej koha e tij në Angli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori