LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK dërgon letër në Kuvend për Sali Berishën

Prokuroria e Posaçme SPAK dërgon letër në Kuvend për Sali Berishën

Është zbardhur kërkesa që Prokuroria e Posaçme SPAK ka dërguar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë komunikimin për deputetin e Partisë demokratike.

Në kërkesën e dërguar në Kuvend SPAK kërkon të informojë këtë institucion, për marrjen në pyetje të Sali Berishës në cilësinë e personit nën hetim.

Burime për gazetarin e Eruonews Albania, Ardit Hoxha bëjnë me dije se letra është e njëjta që Berishës i është dërguar në seli disa ditë më parë, por që nuk është pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.


Në deftesën për komunikim, ish-kryeministri cilësohët si shtetasi dhe jo si deputeti, ndaj edhe kjo shkresë nuk është pranuar nga kreu i “Rithemelimit”. /Telegrafi/