LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk i besoj përfaqësuesve të LDK-së që nuk e kanë parë draftin e Asociacionit 

Mustafa: Nuk i besoj përfaqësuesve të LDK-së që nuk e kanë parë draftin e Asociacionit 
Foto: Arkiv

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot për draftin e ri të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjersa tha se nuk i beson përfaqësuesve të LDK-së se nuk e kanë parë një draft të tillë.

Mustafa tha sot se përfaqësuesit e LDK-së thonë se nuk e kanë pa pasi duan të mbulohen për shkak të përgjegjësisë.

“Draftin nuk e kam parë dhe është keq që nuk është parë ai draft jo nga unë, por duhet ta shohin Kuvendi, deputetët dhe partitë opozitare edhe pse nuk besoj që nuk e kanë parë mirëpo po thonë që nuk e kanë pa sepse duan që të mbulohen për shkak të përgjegjësisë që e kanë, sepse nuk mundet një parti opozitare me pa në bisedë me Lajçakun e dy përfaqësues tjerë mos me pa në të njëjtën sallë…”, tha ai.


I pyetur se Haziri ka thënë nuk e ka pa, Mustafa tha “ai me thanë e thotë po nuk i besoj as Hazirit e as përfaqësuesve të LDK-së që nuk e kanë pa draftin”.

Deklaratat kundërthënëse - çfarë thanë Krasniqi, Haziri e Haradinaj për Asociacionin pas takimit me Lajçakun
Lexo po ashtu Deklaratat kundërthënëse - çfarë thanë Krasniqi, Haziri e Haradinaj për Asociacionin pas takimit me Lajçakun

Ish kryetari i LDK-së tha më tej se nuk ka marrëveshje personale, por ka nënshkrim personal.

“Marrëveshje personale nuk ka, ka nënshkrim personal sepse marrëveshja e viti 2015 është ajo që siguron që statuti i Asociacionit duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e mira e asaj marrëveshje është që një gjë të tillë e ka pranuar Serbia.

Serbia ka pranuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, sa i përket vlerësimi kushtetues të statutit dhe jo vetëm në fazën e prurjes së tij, por edhe në të gjitha ndryshimet dhe plotësimeve të statutit ato duhet t’ i nënshtrohen të njëjtës procedurë dhe është një e arritur mjaftë e madhe që duhet ta shfrytëzojë edhe Qeveria e tanishme, edhe zoti Kurti”, u shpreh Mustafa.

Ndryshe, ditë më parë për vizitë në Kosovës ishte i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ku takoi përfaqësuesit e opozitës.

Në takimin me Lajçakun ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Krasniqi dhe Haziri pas takimit thanë se nuk e kanë parë draftin, gjersa kryetari i AAK-së tha se në takimin me Lajçakun e kanë parë draftin e statutit të Asociacionit të propozuar nga BE-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori