LAJMI I FUNDIT:

Thotë se e ka parë draft-statutin e Asociacionit, Abazi: Asociacioni merr kompetenca në shëndetësi, arsim dhe siguri

Thotë se e ka parë draft-statutin e Asociacionit, Abazi: Asociacioni merr kompetenca në shëndetësi, arsim dhe siguri

Deputeti Haki Abazi, deklaroi se e ka parë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar së fundmi nga diplomatët ndërkombëtarë.

Madje, Abazi pretendon që ky draft tanimë është i finalizuar dhe i pranuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“E kam parë draft-statutin e propozuar. E kam parë dhe pika shtatë është krejt e re kundrejt marrëveshjes 2013-2015. Përbrenda përkufizimit të vetëmenaxhimit, Asociacioni merr kompetenca në sektorin e shëndetësisë, sektorin e arsimit dhe sektorin e sigurisë. Asociacioni prek edhe nivelin qendror. Në fakt nuk është më draft, nuk duhet as ta keqinformojmë publikun. Ai është propozimi final, i cili është dërguar në tavolinë nga liderët evropianë dhe është pranuar nga Kurti”, deklaroi Abazi në Tëvë1.


Ndërsa më tej, Abazi tha se nuk dihet ende nëse institucionet e Kosovës kanë të drejtë dhe kapacitet për ta dërguar një dokument të tillë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne tani kemi të bëjmë me një proces shumë delikat që vije në pikëpyetje a do të mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese… Me qëllim është bërë një gjë e tillë, që t’i mbyllet mundësia e shqyrtimit dhe rishqyrtimit në nivel të Kosovës dhe të kërkohet ekzekutimi i menjëhershëm”, potencoi Abazi.

Po ashtu, Abazi pretendon se nga teksti që ka parë, nuk ka pasur asnjë referencë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drafti i propozuar nga BE dhe SHBA është më i avancuar se ai sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015, duke thënë se po ashtu do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kurti ka thënë se mos publikimin tij është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë.

Këtë draft- statut ka pretenduar se e ka parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka zhvilluar të martën me Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Por, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kanë qenë në të njëjtin takim, kanë thënë se nuk u është prezantuar draft – statuti për Asociacionin.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori