LAJMI I FUNDIT:

Man City kërkon t’i “rrëmbejë” Bayernit një lojtar të rëndësishëm

Man City kërkon t’i “rrëmbejë” Bayernit një lojtar të rëndësishëm

Man City është duke eksploruar një marrëveshje të mundshme për yllin e Bayern Munich, Jamal Musiala.

Fituesit e tripletës po monitorojnë situatën e 20-vjeçarit mes spekulimeve për situatën e kontratës së tij me gjigantët gjermanë.


Kontrata e tij aktuale në “Allianz Arena”, e cila i siguron atij 83,000 mijë euronë javë, do të skadojë në qershor të vitit 2026.

Siç raportohet, mesfushori gjerman është i frustruar që nuk është një titullar i rregullt në skuadrën e Thomas Tuchel, pavarësisht potencialit të tij të lartë.

Musiala konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët e rinj më të mirë në Evropë, por ai nuk ka startuar në të gjitha ndeshjet në Bundesligë këtë sezon, me Tuchel që shpesh preferon të startojë me sulmuesin veteran Thomas Muller.

20-vjeçari ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm kur  Bayern fitoi Bundesligën sezonin e kaluar, duke shënuar 16 gola dhe 16 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka fituar katër tituj të ligës që prej se debutoi me fanellën e Bayernit.

Musiala kishte qenë në prova tek Southampton dhe Chelsea dhe luajti për Anglinë deri në nivelin U21, përpara se të vendoste që të përfaqësonte Gjermaninë.

Bayern Munich humbet një lojtar të rëndësishëm para ndeshjes në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Bayern Munich humbet një lojtar të rëndësishëm para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Man City ishte në treg për një mesfushor ofanziv gjatë afatit kalimtar veror dhe mbetet i interesuar për të forcuar skuadrën pavarësisht se ka shtuar Matheus Nunes në radhët e tyre./Telegrafi/