LAJMI I FUNDIT:

Hunter Biden hedh poshtë akuzat federale për armëmbajtje pa leje

Hunter Biden hedh poshtë akuzat federale për armëmbajtje pa leje

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, është deklaruar i pafajshëm në akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.

Prokurorët pretendojnë se Biden, 53 vjeç, gënjeu për përdorim të drogës në formularët e aplikimit kur e bleu armën në vitin 2018.

Publikohen foto skandaloze të djalit të Joe Bidenit - disa prej tyre i ka bërë në Kosovë
Lexo po ashtu Publikohen foto skandaloze të djalit të Joe Bidenit - disa prej tyre i ka bërë në Kosovë

Biden e ka pranuar se ai ishte një përdorues i madh i kokainës në atëbotë, por mohon se ka shkelur ligjin. Ai përballet me 25 vjet burg nëse shpallet fajtor për tre akuzat federale. Hunter mund të dënohet edhe deri në 750 mijë dollarë (717 mijë euro).


Ai është akuzuar për deklarim të rremë dhe për armëmbajtje pa leje. Të gjitha akuzat lidhen me blerjen e një revole në një dyqan armësh në Delaware në tetor të vitit 2018, të cilën e mbajti për rreth 11 ditë, raporton bbc.

Në muajin qershor u arrit një marrëveshje dypjesëshe midis prokurorëve dhe ekipit ligjor të Hunter Bidenit, në të cilën ai ra dakord të pranonte posedimin e paligjshëm të një arme zjarri dhe të ndërmerrte trajtimin dhe monitorimin e varësisë.

Por, marrëveshja, e cila do t’i kishte lejuar Bidenin të shmangte akuzat për krime dhe burgosje të mundshme, u anulua në muajin korrik. Gjykatësja në këtë çështje, Maryellen Noreika, tha se ajo nuk mund ta “vuloste” marrëveshjen. Ajo gjithashtu e quajti zgjidhjen e propozuar nga marrëveshja për akuzën për armë “të pazakontë”.

Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?
Lexo po ashtu Kush është Hunter Biden dhe përse po sulmohet ai?

Ndërsa akuzat tatimore u hodhën poshtë në muajin gusht, prokurorët pritet të rikthejnë akuzat, ose të paraqesin të reja, në Uashington DC ose Kaliforni.

Rasti mund të nënkuptojë se Hunter Biden përballet me një gjyq penal ndërsa babai i tij bën fushatë për rizgjedhjen si president. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori