LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti-Vuçiq, analistët presin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

Takimi Kurti-Vuçiq, analistët presin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit

Takimi i nesërm (e enjte) në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq po konsiderohet nga njohësit politikë si një mundësi e mirë për të zhbllokuar procesin e dialogut.

Sipas tyre, të dy palët, por veçmas Serbia duhet të zotohet për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë hapin e madh në takimin e 14 shtatorit për të ecur përpara në dialog.


“Dialogu është bllokuar dhe situata në veri i ka ndihmuar shumë këtij bllokimi. Tash takimi i 14 shtatorit shihet si një mundësi e mrekullueshme për të zhbllokuar këtë gjendje dhe për të shkuar përpara. Nëse vazhdojmë me këtë tempo dhe këtë largim dhe zgjerim të hendekut mes palës kosovare asaj serbe dhe bashkësisë ndërkombëtare, atëherë nuk do të ketë asnjë pikë optimizmi që dialogu të përfundojë me sukses”, thotë ai.

Më skeptik për takimin e nesërm (e enjte) është analisti tjetër Seb Bytyçi, i cili thotë se nuk pret që të ketë progres të madh duke parë qëndrimet e deritanishme të dy palëve.

“Sa i përket takimit nuk pres që të ketë ndonjë përparim të madh, por pres që të diskutohen çështjet madhore sikurse edhe ato konkrete që kanë të bëjnë me veriun. Mund të presin një ri-përkushtim për mbajtjen e zgjedhjeve por nuk besoj se mund të pritet një pajtim për çështje madhore”, thekson Bytyçi.

Në anën tjetër, analisti Muhaxhiri kërkon një dinamik të re në procesin e dialogut për zbatimin e ujdive ekzistuese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pas takimit të Ohrit është pritur që të ketë një dinamizëm shumë më të madh të dialogut, pasi është konsideruar si një arritje e madhe politike. Por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur kështu dhe tani duhet të gjenden mënyra që të rikuperohet situata dhe të rigjenerohen pozicionet dhe të kemi një rikthim në trajektoren që është planifikuar. Pra duhet të kemi efekte konkrete pozitive, duhet të ketë ndryshime të prekshme, pasi pa këto ndryshime dhe pa këta hapa konkret nuk mund të ketë shpresë për ndonjë përfundim të dialogut”, shton Muhaxhiri.

Bashkimi Evropian të martën ka publikuar agjendën e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, fillimisht palët do të kenë takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak dhe pastaj do të jetë takimi trepalësh.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj të këtij viti, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Ndërkaq vendosja e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale në veri është kundërshtuar përmes protestave në veri, e cila kulmoi me 29 maj me lëndimin e disa ushtarëve të KFOR-it.

Institucionet kosovare kanë miratuar Udhëzimin Administrativ që do të mundësojë shkarkimin e kryetarëve në veri përmes peticionit. Mirëpo bashkësia ndërkombëtare vazhdon të insistojë se zgjidhja më e mirë për shpalljen e zgjedhjeve në veri është dorëheqja e kryetarëve atje, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori