Gjiganti teknologjik Apple ka bërë të ditur datën zyrtare të prezantimit të linjës iPhone 15 e që do të jetë më 12 shtator.
Me lansimin e telefonave të rinj pritet të vijnë edhe shumë veçori të tjera siç janë raportuar deri më tani, transmeton Telegrafi.
Burimet e Digitimes konfirmojnë rritjen e shumëpërfolur të çmimit të mundshëm prej 200 dollarësh për iPhone 15 Pro Max, por gjithashtu theksojnë se iPhone 15 Pro nuk ka gjasa t’i shpëtojë rritjeve prej 100 dollarësh.
Gjithashtu spekulohet se iPhone 15 Pro Max mund të riemërtohet në iPhone 15 Ultra.
Sipas Digitimes, çmimet për telefonat e linjës së iPhone 15 do jenë kështu:
iPhone 15: duke filluar prej 799 dollarë;
iPhone 15 Plus: duke filluar prej 899 dollarë;
iPhone 15 Pro: duke filluar prej 1,099 dollarë;
iPhone 15 Pro Max: duke filluar prej 1,299 dollarë.
Sidoqoftë, çmimet mund të variojë nga hapësira ruajtjeje që ka secili model.
Çmimi i iPhone 15 Pro Max gjithashtu mund të rritet afër 2,000 dollarë në rast se vjen versioni me një hapësirë ruajtjeje prej dy terabajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle Maps zbulon përditësimin më të fundit
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Rikthehet Winamp
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit