LAJMI I FUNDIT:

Rruga drejt zgjedhjeve në veri, Myrtezani: Udhëzimi administrativ procedohet jo më larg se më 1 shtator

Rruga drejt zgjedhjeve në veri, Myrtezani: Udhëzimi administrativ procedohet jo më larg se më 1 shtator

Kur kanë kaluar rreth tre muaj nga marrja e mandatit, procedurat për largimin e kryetarëve të komunave veriore kanë nisur.

Grupi punues që është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ po punon intensivisht që ky Projekt – Udhëzim Administrativ të procedohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal jo më larg se më 1 shtator.

Kryesuesi i këtij grupi punues, Besim Myrtezani, ka thënë për RTK-në se Udhëzimi Administrativ do të jetë gati në afatin e paraparë.


“Udhëzimi administrativ parasheh hapat të cilët do të ndërrimren, iniciativën do të ketë të drejtë ta marrin 1, 2 apo 3 qytetarë. Të sigurojnë 20 përqind e votuesve të asaj komune për të filluar procesi. Nëse qytetarët sigurojnë 20 përqind të votimeve të asaj komune atëherë procesi do të shkojë për votim i cili do të organizohet nga KQZ për largimin e kryetarëve sipas vullnetit të qytetarëve. 20 përqind të votave duhet të sigurohen për të marr iniciativën pastaj 50 përqind plus 1 votë do të mundësojë largimin e kryetarëve nëse kjo do të arrihet”, tha ai.

Në anën tjetër, dy nga kryetarët e komunave veriore preferojnë dorëheqjen para peticionit.

Për këtë, Myrtezani thotë se nuk është më çështje e kryetarëve të komunave por e vullnetit të qytetarëve.

“Nëse kryetarët e komunave do të kenë vullnetin të largohen ajo është çështje e kryetarëve të komunave. Ne e bëjmë Udhëzimin Administrativ që u mundëson qytetarëve një të drejtë të tillë. Kjo çështje nuk është çështje më e kryetarëve të komunave por  është çështje e vullnetit të qytetarëve për largimin e kryetarëve”, tha ai.

Myrtezani sqaron se për largim të kryetarëve do të ketë proces të votimit, ndërsa 20 përqind e votave nevojiten vetëm për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

“Për ta sqaruar, nuk është 20 përqind e votuesve që mund ta largojnë kryetarin e një komune. Duhet të jetë 50 përqind plus një votë për ta mundësuar largimin e kryetarit të komunës. 20 përqindshi është vetëm iniciativa ndërsa për largimin e kryetarit duhet të ketë proces të votimit për largim i cili duhet të ketë 50 përqind plus një votë për largim”

Largimi i kryetarëve të katër komunave veriore u hap rrugë zgjedhjeve të reja, për mbajtjen e të cilave Qeveria e Kosovës u dakordua me Bashkimin Evropian në takimin e Bratislavës.

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori