LAJMI I FUNDIT:

Gruaja shtatzënë shfaqi barkun e saj – shumëkush mendoi se ajo do të lindte gjashtë fëmijë

Gruaja shtatzënë shfaqi barkun e saj – shumëkush mendoi se ajo do të lindte gjashtë fëmijë

Nuk ndodh çdo ditë të hasësh një grua shtatzënë me bark aq të madh sa njerëzit të mendojnë se ajo mban tetë. Rasti i jashtëzakonshëm i Renae W. tërhoqi vëmendje të madhe dhe shkaktoi spekulime se sa foshnja do të lindte.

Përkatësisht, kjo grua shtatzënë filloi të filmonte barkun e saj magjepsës dhe ta shfaqte në TikTok. Përdoruesit e tjerë ishin aq të intriguar nga ajo saqë filluan të vënin baste se sa fëmijë kishte ajo.

“Ka katër palë binjake brenda”, “Ka një të rritur brenda”, “Nëse nuk do të jenë trenjakë apo katërnjakë, atëherë nuk e di”, “Ky do të jetë një ekip i tërë futbolli”, janë disa nga komentet e shumta.


Renae më vonë shpjegoi se ajo nuk kishte mbingarkesë me lëngje ose diabet gestacional. Ajo mendon se barku i duket i madh sepse është e shkurtër. E që shtatzënia ka qenë vërtet e shëndetshme dhe e rregullt, dëshmon edhe fakti se kjo grua më në fund solli në jetë një djalë me peshë 4309 gramë dhe 57 centimetra të gjatë.

Ajo që habiti shumë ishte se më pak se një vit pas lindjes, ajo u kthye në peshën e saj të zakonshme. Për më tepër, asnjë shenjë e vetme nuk mbeti në stomakun e saj. /Telegrafi/

@mommy1987003 #37weekspregnant tomorrow!! Can’t wait to meet my #rainbowbaby in 18 days, yes it’s just one. I’m sure???? gonna miss my #bigbump ♬ Im Still Super Fkn Pregnant – Chloe