Gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit kishin krijuar situata të pazakonshme herë pas here. Rrjedhimisht, kështu duke shkelur rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Në seancat e Kuvendit të Kosovës, gjuha jo parlamentare ka qenë ajo më e shpeshta.
Mirëpo, gjatë kësaj legjislature kishte ndodhur edhe situatë që nuk i bën nder tempullit të demokracisë.
Pak para përfundimit të sesionit pranveror deputetë e ministra u grushtuan mes vete.
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se kishte shkelje sa i përket mbarëvajtjes dhe mbikëqyrjes së punës së Kuvendit.
“Kemi pasur shkelje sa i përket mbarëvajtjes së punës së Kuvendit. Ka pasur shkelje edhe sa i përket mbikëqyrjes së punës. Në anën tjetër kemi pasur përdorimin e fjalëve dhe gjuhës jo parlamentare, e cila ka nxitur edhe dhunë”, ka thënë Jakaj, për RTV Dukagjini.
Sipas tij, përgjegjësinë për ndëshkim në duar e kishte kryeparlamentari, por ai nuk e beri asnjëherë një gjë të tillë.
“Për rastet kur ka gjuhë jo parlamentare. Gjuhë fyese e cenim. Kur ka dhunë. Prej ndërprerjes së fjalës, vërejtjes, vërejtjes me paralajmërim për largim nga seanca dhe largimin nga seanca në rastin kur nuk respektohet urdhëri i kryesuesit të seancës. Këto masa asnjëherë nuk janë marr nga kryetari i Kuvendit”, ka shtuar Jakaj.
Rregullorja e re e Kuvendit është miratuar në korrik të vitit të kaluar e cila u ndryshua pas një dekade. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë