Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka të ngjarë të jetë ose i vdekur ose i burgosur, dhe takimi i tij i shumë-publikuar me presidentin rus Vladimir Putin pas rebelimit të tij të dështuar ka të ngjarë të jetë falsifikuar, sipas një ish-udhëheqësi të lartë ushtarak amerikan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerali në pension Robert Abrams, një bashkëpunëtor i ABC News i cili më parë ka shërbyer si komandant i Forcave të SHBA-së në Kore, ndau mendimet e tij mbi fatin e Prigozhin si pasojë e kryengritjes jetëshkurtër të armatosur të Grupit Wagner muajin e kaluar.
“Vlerësimi im personal është se dyshoj se do ta shohim Prigozhinin ndonjëherë publikisht”, citohet të ketë thënë Abramstold për ABC News.
“Unë mendoj se ai ose do të fshihet, ose do të dërgohet në burg, ose do të trajtohet në ndonjë mënyrë tjetër, por dyshoj se do ta shohim më ndonjëherë”.
I pyetur nëse ai mendonte se biznesmeni miliarder ishte gjallë pasi paraqiste sfidën më të rëndësishme ndaj regjimit të Putinit që kur erdhi në pushtet në vitin 1999, Abrams tha: “Unë personalisht nuk mendoj se është, dhe nëse është, ai është diku në një burg”.
Gjenerali në pension ngriti gjithashtu dyshime për një takim që, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Putin zhvilloi me Prigozhin dhe të gjithë komandantët e tij të lartë Wagner më 29 qershor, pesë ditë pas kryengritjes së ndërprerë.
“Do të habitesha nëse do të shohim vërtet prova që Putini u takua me Prigozhin, dhe mendoj se është shumë e inskenuar”, ka thënë më tej Abrams.
Peskov u tha gazetarëve të hënën se Putin kishte ftuar 35 persona në takim, mes tyre Prigozhin, dhe se ai kishte zgjatur tri orë.
Peskov tha se Putin dha “vlerësimin” e tij për veprimet e Grupit Wagner gjatë luftës në Ukrainë, në të cilën ata udhëhoqën luftën e përgjakshme për të pushtuar qytetin e Bakhmutit, si dhe “të ngjarjeve të 24 qershorit” – duke iu referuar ditës së kryengritje.
Putin gjithashtu “dëgjoi shpjegimet e komandantëve dhe u ofroi atyre mundësi për punësim të mëtejshëm dhe mundësinë për të qenë edhe më tej pjesë e luftimeve”, sipas zëdhënësit të Kremlinit.
Prigozhin, 62 vjeç, i cili kishte pasur përplasje publikisht me ushtrinë më të lartë të Rusisë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për trajtimin e tyre të luftës në Ukrainë.
Prigozhin më pas urdhëroi forcat e tij të marshonin drejt Moskës, por ai ndryshoi papritur mendjen pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërmjetësoi me nxitim një armëpushim midis shefit të mercenarëve dhe Kremlinit.
Sipas marrëveshjes, Prigozhin do të kursehej nga akuzat për tradhti nëse pranonte të shkonte në mërgim në Bjellorusi, por Lukashenko tha javën e kaluar se Prigozhin ishte kthyer në Rusi.
Përafërsisht në të njëjtën kohë, Prigozhin lëshoi gjithashtu një mesazh audio, duke falënderuar ata që mbështetën rebelimin e dështuar të Grupit Wagner, për të cilin tha ai “që kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë”.
Sidoqoftë, vendndodhja aktuale e Prigozhin dhe planet e ardhshme mbeten të panjohura. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!