LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë veprimet e Serbisë

Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë veprimet e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që t’i dënojë veprimet e Serbisë, pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Ministri gjithashtu ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’iu qëndrojnë deri në fund palëve prapa, sipas gatishmërisë së tyre përkatëse drejt gjetjes së rrugëve të de-përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

“Përballë zhvillimeve të fundit në vend, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë, janë të përkushtuara për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë si në veri të vendit, ashtu edhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.


“Bashkë me policinë e Kosovës dhe me të gjithë komponentët e sigurisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, shteti i Kosovës do ta ruajë kompaktësinë e veprimeve në mënyrë racionale, përmes rrugësh institucionale dhe me qasje koordinuese gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka dalzotësit e saj dhe se është e mbrojtur nga djem dhe vajza brenda dhe jashtë institucioneve.

“Kosova mbetet e pacenueshme dhe e vendosur në përpjekjen e saj legjitime dhe të drejtë për shtrirjen e sovranitetit dhe për të mbrojtur si territorin ashtu edhe qytetarët e saj. Veprimet e autoriteteve serbe janë manifestim i politikave agresore dhe hegjemone të Serbisë autoritare dhe pro-ruse në Ballkan. Çdo përpjekje për de-përshkallëzim duhet të llogarisë edhe mungesën e vullnetit të Serbisë për këtë dhe veprimet e saj provokuese dhe nxitëse”, ka përfunduar ministri Mehaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori