LAJMI I FUNDIT:

Klinika Zhan Mitrev me apel për pacientët e tyre

Klinika Zhan Mitrev me apel për pacientët e tyre

Klinika Zhan Mitrev me një njoftim drejtuar mediave ka apeluar pacientët që mos të shfaqen para hapësirave të objekteve të gjykatave në Shkup, për mbështetje të ekipit ligjor dhe të mjekut Zhan Mitrev, gjatë procesit të gjykimit të të njejtit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën e kaluar kemi marrë një numër të madh mesazhesh mbështetëse, me anë të letrave dhe thirrjeve të vazhdueshme nga pacientët tanë që shprehin mbështetjen e tyre për Klinikën dhe për Dr. Zhan Mitrev. Ju jemi mirënjohës për besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë që në fillimet e “procesit”. Pas nesh kemi një sukses të madh në rritjen e standardeve të shërbimeve dhe rezultateve shëndetësore në vend, dhe një numër i madh pacientësh kanë kërkuar ndihmë dhe shpëtim nga ne dhe na besuan jetën dhe shëndetin e tyre. Sot ata janë pjesë e familjes sonë.”

“Duke qenë se po afron fillimi i seancës së parë në gjykatë dhe herën e fundit disa nga pacientët u organizuan me iniciativën e tyre për të na mbështetur, kësaj radhe i ftojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Vijojnë 4 seanca radhazi që janë caktuar në intervale të shkurtra kohore, më 13 qershor, më pas me 15, 16 dhe 19 qershor dhe mbështetja me prezencë fizike do të ishte një ngarkesë për shëndetin tuaj. Kushtet atmosferike, moti i nxehtë dhe ndryshimi i temperaturave nuk ndikojnë pozitivisht tek pacientët me probleme të zemrës apo tek ata që marrin trajtim terapeutik. Pavarësisht se e dëshirojmë mbështetjen tuaj në gjykatë, shëndeti juaj është shqetësimi ynë kryesor.”


“Prandaj ju bëjmë lutje që të mos paraqiteni para Gjykatës për të treguar mbështetjen tuaj.”

“Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje punonjësve tanë, të cilët janë të revoltuar nga presionet ndaj të cilave janë ekspozuar gjatë gjithë kësaj kohe, të fokusohen në atë në të cilën janë më të mirët, që është puna e tyre dhe kujdesi i parezervuar ndaj pacientit. Lufta jonë vazhdon në sallën e gjyqit me të vërtetën dhe faktet në anën tonë. Lufta do të vazhdojë, por rezultati që presim është pafajësia. Shpresojmë në mirëkuptimin e kërkesës sonë dhe ju falenderojmë edhe një herë për mbështetjen tuaj” thuhet në njoftimin e klinikës Zhan Mitrev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori