LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi ka thënë në intervistën ekskluzive për mediat katalunase, duke treguar se do të vazhdojë karrierën te Inter Miami.

Argjentinasi spekulohej se mund të rikthehet te Barcelona, ​​por ai ka treguar se pse ka refuzuar rikthimin në klubin e fëmijërisë.


“Kam dëgjuar se kanë planifikuar të shesin lojtarë ose të shkurtojnë pagat për të më sjellë mua. Nuk doja të merrja përgjegjësi për diçka të tillë. Kjo është arsyeja pse e mora këtë vendim”.

“Po është e vërtetë. Po planifikoja të kthehesha, isha shumë i emocionuar për këtë. Por nga ana tjetër, pasi përjetova atë që përjetova, nuk doja të kaloja sërish të njëjtën situatë dhe të prisja të shihja se cili do të ishte rezultati”.

“Nuk doja ta lija të ardhmen time në duart e të tjerëve. Doja të merrja vendimin tim duke menduar për veten dhe familjen time”.

“Nuk jam i sigurt që Barcelona bëri gjithçka që të mbyllej marrëveshja. Di vetëm atë që më ka thënë Xavi. Jam i sigurt që ka njerëz në klub që nuk duan që unë të kthehem te Barça, e konsiderojnë negative për klubin”.

Messi e konfirmon: Nuk po kthehem te Barcelona, kam vendosur për Inter Miamin
Lexo po ashtu Messi e konfirmon: Nuk po kthehem te Barcelona, kam vendosur për Inter Miamin

“Kam dëgjuar që thuhet se La Liga ka pranuar gjithçka dhe se gjithçka është në rregull që unë të kthehem. Gjatë karrierës sime në Barcelonë u akuzova për shumë gjëra që nuk ishin të vërteta dhe isha pak i lodhur nga gjithçka”.

“Tani kisha frikë se gjithçka mund të ndodhte përsëri dhe se do të më duhej të largohesha si dy vjet më parë. Kjo është arsyeja pse rikthimi në Barca nuk ndodhi.

E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS
Lexo po ashtu E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

“Do të doja të kthehesha, por jam në një pikë ku dua ta zhvendos pak fokusin, t’i përkushtohem familjes. Në dy vitet e fundit nuk kam qenë i lumtur, e pata atë muaj në Botërorin e Katarit që ishte spektakolar, fituam kampionatin botëror, por gjithçka më pas ishte një fazë e vështirë për mua. Dua të shijoj fëmijët e mi, familjen time, një ditë të zakonshme…dua të kem pak qetësi”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori