LAJMI I FUNDIT:

Emisari britanik Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Emisari britanik Peach bisedon me Vuçiqin për situatën në veri të Kosovës

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Presidenti serb, në një postim në Instagram, ka thënë se me emisarin britanik ka pasur një bisedë përmbajtësore dhe të hapur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën në rajon.


“E falënderova për mirëkuptimin e tij për pozicionin tonë, si dhe për vlerësimin objektiv të situatës së re, dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe paqes dhe stabiliteti në rajon pavarësisht provokimeve”, ka thënë Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, një javë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach, me të cilin kanë diskutuar për situatën në veri.

Peach: Veprimi i Kurtit në veri ka krijuar pasoja me aleatët, dhe dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës
Lexo po ashtu Peach: Veprimi i Kurtit në veri ka krijuar pasoja me aleatët, dhe dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

Siç ka njoftuar Ambasada Britanike në Kosovë, Peach gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë nuk ishte i mençur, duke krijuar pasoja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori